MAGAZINË /

“E dua si njeri”/ Deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij

Në Big Brother VIP, Miri shprehu ndjenja të përziera për Selinën gjatë një klipi nga Dhoma e Rrëfimit, duke ndezur debate brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale. Bashkëshortja e tij reagoi përmes Instagram-it, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.

Shkruar nga Versus
“E dua si njeri”/ Deklarata e Mirit për Selin, reagon
Miri dhe bashkëshortja

Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të diskutueshëm mes banorëve Miri dhe Selina, duke ndezur debate brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale. Gjatë Prime-t, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse ka ndjenja për Selinën, dhe banori e mohoi kategorikisht çdo lidhje romantike mes tyre.

Megjithatë, situata mori një kthesë kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Rrëfimit, ku Miri dukej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” Ky moment shkaktoi reagime të shumta dhe shtoi dyshimet për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pas këtij transmetimi, reagimi i bashkëshortes së Mirit nuk vonoi. Ajo e thyeu heshtjen përmes një postimi në Instagram, duke rishpërndarë një shkrim të mikut dhe kolegut të Mirit, Landi nga grupi West Side Family. Në postim hodheshin poshtë të gjitha aludimet për një romancë të mundshme dhe situata konsiderohej si një histori e ekzagjeruar që përsëritet vazhdimisht.

Në postimin e rishpërndarë shkruhej:

“Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI.”

“E dua si njeri”/ Deklarata e Mirit për Selin, reagon

 

Poll