AKTUALITET /

VIDEO/ 'Duart larg nga prona ime', banorët e fshatit Rrjoll protestojnë para SPAK kundër ndërtimit të resortit turistik

Përmes protestës, banorët kërkojnë që SPAK të verifikojë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shkodrës dhe të konfirmohet se pronat u takojnë atyre, e jo personave që i kanë dhënë tokat një investitori për ndërtimin e resortit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Duart larg nga prona ime', banorët e fshatit Rrjoll
Pamje nga protesta

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik nga kompania Gener 2 në zonën e Velipojës.

Ata deklarojnë se disponojnë dokumentacion të vlefshëm që dëshmon se tokat janë në pronësi të tyre brez pas brezi që nga vitet 1930, ndërsa shprehen se kallëzimet e tyre nuk janë hetuar si duhet nga Gjykata dhe Prokuroria e Shkodrës.

Përmes protestës, banorët kërkojnë që SPAK të verifikojë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shkodrës dhe të konfirmohet se pronat u takojnë atyre, e jo personave që i kanë dhënë tokat Bashkim Ulajt për ndërtimin e resortit.

Banorët pritet të japin edhe emrat e zyrtarëve që sipas tyre kanë abuzuar me dosjen.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë goditur edhe me vezë godinën e SPAK.

Më parë, banorët depozituan një kërkesë zyrtare në prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve të pronësisë së tokës në zonën e Rrjollit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll