AKTUALITET /

Anulohet procedura për Portin e ri në "Porto Romano"!

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar pasi kompania e vetme në garë nuk dorëzoi ofertën financiare, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për procedurën e tenderit. Ky vendim vjen pas kërkesave të Dhomës Amerikane të Tregtisë për shtyrjen e garës dhe kritika ndaj projektit ekzistues.

Shkruar nga Versus
Anulohet procedura për Portin e ri në "Porto Romano"!
Portin e Ri në "Porto Romano"

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë, Archirodon, nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar më 9 mars.

Tenderi kishte një vlerë të përllogaritur prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në këtë zonë.

Ky vendim i pezullimit vjen pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të autoriteteve amerikane.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, kishte adresuar pak ditë më parë një letër publike për kryeministrin Edi Rama dhe titullarë të tjerë të qeverisë, duke kërkuar shtyrjen e garës, pasi sipas tij projekti ekzistues e bën Shqipërinë jo konkurruese në rajon.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet lidhur me procedurën e tenderit, për të sqaruar çdo pasaktësi ose shkelje gjatë procesit të prokurimit./Versus.al

 

Poll