
Është publikuar fotoja e 25-vjeçarit Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikollaj.
Xhuana Nikollaj, ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas konsumimit të fotoksinës.
Fizi dhe Nikollaj ishin martuar në qershor 2025, por u ndanë pas tre muajsh për shkak të konflikteve.
Familjarët e Xhuanës deklaruan se ajo kishte shenja dhune në trup, ndërsa policia punon intensivisht për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Varrimi i saj do të zhvillohet më 12 mars në varrezat e Shëngjinit./Versus.al


