Çfarë do të gjeni në brendësi
*Pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike, Policia e Shtetit ka identifikuar 46 persona që hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. *Sipas njoftimit të uniformave blu, 18 persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa 28 të tjerë po procedohen penalisht. *Gjatë operacionit u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. *Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet e policisë gjatë natës, duke u fokusuar në garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve. *Nga inspektimet rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. * 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda, me fraktura në kokë dhe fytyrë, të cilat po trajtohen në spital.
Molotovët pranë xhamisë së Namazgjasë, KMSH: Besimtarët e pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamia e Namazgjasë, gjatë protestës së Partia Demokratike, kur disa besimtarë u lënduan pa shkak teksa falnin namazin e Teravive.
Në një deklaratë publike, Komuniteti Mysliman shprehu indinjatën për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, duke theksuar se kjo nuk mund të interpretohet si tolerim ndaj shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve.
Komuniteti bëri thirrje për maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo qytetarëve të tjerë.
REAGIM ZYRTAR
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.
Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër./Versus.al
46 të shoqëruar pas protestës në Tiranë, Avokati i Popullit inspekton komisariatet: 6 të mitur, 2 me lëndime të rënda

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet e policisë gjatë natës, duke u fokusuar në garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.
Nga inspektimet në komisariatet e Tiranës dhe në Spitali i Traumës, rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda, me fraktura në kokë dhe fytyrë, të cilat po trajtohen në spital.
Avokati i Popullit ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin dhe do ta përfshijë këtë monitorim në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies ligjore.
Postimi i Avokatit të Popullit:
Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet policore gjatë natës, me fokus garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.
Nga inspektimet në komisariatet e Tiranës dhe në Spitalin e Traumës, rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda (fraktura në kokë dhe fytyrë) që po trajtohen në spital.
Avokati i Popullit ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin. Ky monitorim do të pasqyrohet në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies së plotë ligjore.
VIDEO+EMRAT/ Protesta e opozitës, Policia: Hodhën lëndë piroteknike, arrestohen 18 protestues, mes tyre dhe 3 të mitur! Procedohet deputeti Balliu!

Pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike, strukturat e Policia e Shtetit në Tiranë identifikuan 46 persona që hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.
Sipas njoftimit të uniformave blu, 18 persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa 28 të tjerë po procedohen penalisht.
Në pranga kanë rënë shtetasit Alvaro Karrata, 19 vjeç, Dionis Gremi, 32 vjeç, Abdulla Isha, 42 vjeç, Vilson Isha, 22 vjeç, Egli Xhaferi, 18 vjeç, Krenar Nela, 23 vjeç, Riza Isenlikaj, 20 vjeç, Edvin Cato, 46 vjeç, Robert Patuçi, 26 vjeç, Marsel Kuçi, 31 vjeç, Agim Deda, 31 vjeç, Kujtim Kothi, 45 vjeç, Fatmir Dodaj, 23 vjeç Bledar Bivja, 23 vjeç, Ardian Deda, 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, dhe 3 shtetas të mitur.
Gjatë operacionit u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Policia njoftoi se veprimet e protestuesve kërcënuan sigurinë e institucioneve shtetërore dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në zonën ku u zhvillua tubimi. Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” u referua në Prokurori edhe deputeti Klevis Balliu, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Njoftimi i policisë
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

