Live Updates /

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt BE, ose me kënetën! Nga këpucët e kryeministrit te ‘tallavaja’ e kandidatëve dhe mesazhi për 'Latifin'

*Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ndryshe nga sa pritej, ekipi me kandidatë të secilit qark doli në podium duke kërcyer me këngë e valle. Mitingu nisi me qarkun e Dibrës për të vijuar me Fierin ku zv.kryeministrja Belinda Balluku premtoi se PS do marrë 10 mandate. *Kreu i qeverisë Edi Rama kishte zgjedhur një kombinim me ngjyrat e Bashkimit Europian për t’ju përmbajtur sa më shumë retorikës politike të përdorur prej javësh tashmë me premtimin se nëse PS merr mandatin e katërt, vendi do të anëtarësohet në BE brenda 2030-ës. *Rama tha se nga sot nis e përpjeta e fundit drejt Evropës dhe se tashmë zgjedhja është e qartë për të votuar PS-në drejt integrimit europian ose të zgjedhë opozitën të cilën e cilësoi si “kënetë”. Ironitë nuk i kurseu as për partitë e vogla, ndërsa më tej iu përgjigj edhe Christopher Lacivitas, drejtuesit të fushatës së PD duke e emërtuar si “Latifi”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ndryshe nga sa pritej, ekipi me kandidatë të secilit qark doli në podium duke kërcyer me këngë e valle. Mitingu nisi me qarkun e Dibrës për të vijuar me Fierin ku zv.kryeministrja Belinda Balluku premtoi se PS do marrë 10 mandate. *Kreu i qeverisë Edi Rama kishte zgjedhur një kombinim me ngjyrat e Bashkimit Europian për t’ju përmbajtur sa më shumë retorikës politike të përdorur prej javësh tashmë me premtimin se nëse PS merr mandatin e katërt, vendi do të anëtarësohet në BE brenda 2030-ës. *Rama tha se nga sot nis e përpjeta e fundit drejt Evropës dhe se tashmë zgjedhja është e qartë për të votuar PS-në drejt integrimit europian ose të zgjedhë opozitën të cilën e cilësoi si “kënetë”. Ironitë nuk i kurseu as për partitë e vogla, ndërsa më tej iu përgjigj edhe Christopher Lacivitas, drejtuesit të fushatës së PD duke e emërtuar si “Latifi”.

10 Postime
2 ORE ME PARE

FOTO/ Berisha ironizon hapjen e fushatës së PS: 12 yjet evropianë në qeli

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kryedemokrati Sali Berisha ironizon sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Në vend të 12 yjeve të flamurit të Bashkimit Europian, që është edhe premtimi kyç i kryeministrit Edi Rama, Berisha ka vendosur 12 eksponentë socialistë, por edhe figura të botës së krimit si Safet Bajri që aktualisht ndodhen të 12-të në qeli.

Në qendër të këtij slogani, Berisha ka vendosur një mi, që sipas Berishës e Chris LaCivita, drejtuesit të fushatës së PD, është Edi Rama.

“Yjet ‘europiane’”, shkruan Berisha krah fotografisë së postuar në Facebook

Kujtojmë se ditët e fundit Rama dhe Berisha janë përfshirë në replika të ashpra në distancë, duke e cilësuar njëri-tjetrin si buf dhe mi.

Në këtë "lojë bufi me miun" ka hyrë edhe strategu amerikan i PD-së, Chriss LaCivita

Ky i fundit publikoi një video një ditë më parë, ku shihej një buf duke ngrënë një mi, duke shtuar pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?” Rama i ktheu përgjigje sot dhe LaCivitës, të cilin e thërret "Latif" e për të cilin thotë se ka lindur më ‘këmishë’ pasi ka gjetur budallenj që e paguajnë me shuma të tilla parash.  

 

 

5 ORE ME PARE

“Latifit bravo i qoftë se gjen budallenj”, Rama ironizon Lacivitën: I thotë qullsi, hajde se më rrahin

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar drejtuesin e fushatës së PD, Christopher Lacivitan duke e cilësuar si “Latifi”. Ndërsa përmendi koston e lartë me të cilën PD duhet ta paguajë, Rama tha se i ngjason me “të fortin e pallatit” të cilin Berisha e thërret për ndihmë.

“Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do ndodhë. Por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit pasi dyja herët e mëparshme nuk e rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Për këtë prioritet bufi ka sjellë me kushedi sa para edhe një Latif nga Amerika i cili për të gjithë ne që jemi rritur në lagjen e Tironës të kujton atë të fortin që qullsi poshtë pallatit shkon e thërret dhe i thotë hajde Latif se ata do më rrahin”-tha Rama.

Ai iu përgjigj Lacivitas edhe për videon që kishte publikuar dje ku bufi hante një mi duke ironizuar edhe Lulzim Bashën.

"Latifi kishte publikuar dje një video me një buf që hante mi. Atij bravo i qoftë se gjen budallenj që të paguajën gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtet të jesh lindur me këmishë. Për miun ka shumë kandidatë që nga Luli i shkretë që harroi se ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i Primareve të Kavajës që u mashtrua nga bufi i kënetës”. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Jo bashkë, jo veçmas”, Rama ironizon partitë e reja: Kanë emra qesharakë, shesin qilima fluturues

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kryesocialisti Edi Rama e bëri të qartë për votuesit, ose me PS ose me partitë e tjera, mes të cilave ironizoi edhe forcat e reja politike të drejtuara nga Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj.

Ai tha se vetëm anëtarësimi në BE mund të bëjë të mundur vazhdimësinë e reformave të vendit.

“Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të moçaleve të vegjël shumë qesharakë, jo bëhet jo s’bëhet, jo bashkë jo veç, jo mundet jo s’mundet. Vetëm Shqipëria në BE eviton çdo mundësi prapakthimi. Deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh të BE, vetëm shqiptarët e bashkuar me ju dhe mua këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo përmbajtje kënetash”- tha Rama.

Më tej sa i takon disa prej synimeve të qeverisjes së ardhshme, Rama premtoi pension minimal 200 euro dhe mesatar 400 euro.

“Mund të mbyllim negociatat brenda dy vitesh, mund të rrisim prodhimin e brendshëm kombëtar, mund të rrisim të ardhurat për frymë. Mund të rrisim pagën mesatare në sektorin publik apo pagën e përgjithshme mesatare që ishte 320 euro dhe sot është 820 euro e mund të rritet deri në 1 mijë euro. Pa harruar pensionet dhe pensionistët të cilët meritojnë më shumë se të gjithë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë. Pensioni mesatar do jetë 400 euro ndërsa minimumi do jetë 200 euro”- shtoi kryeministri. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

“S’mund ta humbim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit”, Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Evropës

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalimin e tij duke folur mbi heroin kombëtar dhe rilindasit të cilët theksuan orientimin evropian të vendit.

Duke e nisur kështu, kryeministri tha se Shqipëria nuk mund të humbasë shansin për t’u anëtarësuar në BE për të votuar opozitën të cilën e cilësoi me “mustaqet e Kujtim Gjuzit”.

“BE ka shkuar përtej fjalëve dhe premtimeve. Ka hapur portën e madhe duke na dhënë një afat për të mbyllur negociatat dhe për të nënshkruar marrëveshjen e hyrjes tonë në atë shtëpi të nderuar, 2027-ën.

Tamam në këtë vit 2025, kur qëllimet dhe kanosjet e luftës në dyert e Europës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë sfida të reja, nuk mundet që ne shqiptarët ta humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sado komike të duket kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit”- deklaroi Rama. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Kam sjellë një çun problematik”, Rama fton Noizyn të performojë: Hajde bos!

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kryeministri Edi Rama doli në podium pas prezantimit të disa prej qarqeve të tjera me këngë e valle. Për të mos u veçuar prej tyre, Rama ftoi këngëtarin Noizy për të performuar para se të niste fjalimin e tij.

“Duke qenë se të gjithë qarqet sollën një surprizë unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush edhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai di të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh, e ftoj të vijë këtu. Hajde bos hajde!

Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re që i thashë hajde këndoje se unë do mbetem vetëm me zërin tim ndërkohë që gjithë tjerët ishin me këngë të tjera”- u shpreh Rama. Versus.al

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt  

7 ORE ME PARE

“Synojmë mbi 10 mandate në Fier”, Balluku: Me Ramën në krye, asgjë nuk na ndal

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Mitingu për nisjen e fushatës elektorale të PS është hapur me vallë e këngë nga qarqe të ndryshme të vendit. E nisi qarku i Dibrës me daulle e valle, ndërsa më pas radhën e kishte Fieri që u përfaqësua në performancë nga një grup muzikor hip-Hopi i viteve 2000.

Fjalën e mori zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila si drejtuese e këtij qarku tha se objektivi ishte që PS të marrë më shumë se 10 mandate.

“Mandati i 4 ndoshta duket si shumë për ata që hedhin baltë mbi ne, por është vazhdim i marrëveshjes për t'i bërë shqiptarët pjesë të BE. Qarku i Fierit ka një objektiv, 10 mandate për ti ulur në sallën e parlamentit shqiptar, por ne punojmë për më shumë. Priten mbi 10 mandate nga ne. Nëse do jemi të gjithë bashkë dhe të gjithë shqiptarë për Shqipërinë, me Edi Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal”- u shpreh Balluku. Versus.al

8 ORE ME PARE

Rama surprizon me ‘look’-un, prezantimi i kandidatëve në qarqe nis me daulle e valle

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në mitingun hapës të fushatës elektorale me një kapele me numrin 5, syze dhe një bluze të veshur poshtë xhaketës që simbolizon BE.

Prezantimi i kandidatëve nisi me qarkun e Dibrës, ku menjëherë në qendër të sheshit nisën vallet me daulle. Më pas fjalën e mori Blendi Klosi. Versus.al

8 ORE ME PARE

“Për hajër”, Rama publikon atletet e posaçme që do mbajë gjatë fushatës së PS (VIDEO)

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt

Kreu i qeverisë Edi Rama ka gjetur edhe një mënyrë tjetër për të simbolizuar numrin 5 të cilin PS e mban në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Pak minuta para nisjes së tubimit për hapjen e fushatës elektorale, Rama ka publikuar një video ku duken atletet e bardha me numrin 5.

“Dhe për pak shihemi te Skënderbeu. Për hajër” shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar. Versus.al

11 ORE ME PARE

Mitingu i PS për 11 majin, përgatitjet në sheshin “Skënderbej” drejt fundit (FOTO)

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt
Foto nga sheshi "Skënderbej"

Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një tubim më sheshin “Skënderbej” në orën 12:00.

Përgatitjet në shesh janë drejt fundit pasi janë vendosur karriget ku do të ulen të pranishmit, duke zënë një pjesë të madhe të sheshit.

Data e sotme u zgjodh për të simbolizuar 12 yjet e flamurit të BE, në kuadër të retorikës të përdorur nga kreu i qeverisë Edi Rama për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, PD mbajti tubimin hapës të fushatës në sheshin “Nënë Tereza” duke prezantuar kandidatët për deputetë që synojnë rikthimin e partisë në pushtet. Versus.al

12 ORE ME PARE

“12 prilli për yjet e flamurit të BE”, PS çel sot fushatën elektorale! Rama shpalos objektivat për 11 majin

PS ndez 'motorët' me këngë e valle! Rama: Me ne drejt
Kryeministri Edi Rama

Në kërkim të mandatit të katërt qeverisës, Partia Socialiste mban sot mitingun e hapjes së fushatës elektorale në sheshin “Skënderbej” në orën 12:00. Ashtu siç vazhdimisht e ka përdorur në retorikën politike, edhe simbolikën e datës 12 prill, kryeministri Edi Rama e lidhi me 12 yjet e flamurit të BE.

Këto zgjedhje, PS synon t’i fitojë me shumicë mandatesh. Gjatë komunikimeve me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama e ka përsëritur vazhdimisht se është i bindur që do marrë një shumicë të fortë qeverisëse më 11 maj. Votën e qytetarëve, këtë herë e kërkon për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, gjë që sipas tij, e realizon vetëm PS.

Mitingu i sotëm do të shpalosë objektivin e socialistëve për këto zgjedhje të cilët kërkojnë që të sigurojnë 1 milionë vota. Vazhdimisht Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që pavarësisht problemeve që ka vendi, të votojnë PS duke u premtuar se në vitin 2030 Shqipëria do jetë anëtarësuar në BE.

Dje, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me gratë në Teatrin e Operas dhe Baletit ku nënvizoi rolin e tyre në këto zgjedhje duke u dhënë sërish pozicion kryesor sa i takon arritjes së një fitoreje të madhe. Madje ai u shpreh se 60% e mbështetësve të PS janë gra, në raport me 40% burra.

PS garon në këto zgjedhje me zyrtarë të dënuar dhe të burgosur, së fundmi u shtua mes tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Megjithatë Rama e ka përdorur këtë fakt për t’ju thënë qytetarëve se ndëshkimi i “të paprekshmëve” garantohet vetëm me anëtarësimin në BE. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: