Live Updates /

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur askush të pyesë jeni gjallë apo vdekur. Situata në zonat e tjera

*Pas përmbytjeve masive, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se pas tërheqjes së ujit problematike mbeten garazhdet e pallateve dhe zonat informale. *Kryebashkiaku premtoi kompesim për të gjitha familjet dhe bizneset e dëmtuara. *Ministria e Mbrotjes në një deklaratë shprehet se situata në qytetin e Vlorës është përmisuar ndjeshëm dhe se po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet. *Pavarësisht se institucionet shprehen se çdo gjë është nën kontroll, një e moshuar e cila është dëmtuar nga përmbytjet me lot në sy shprehet se askush nuk ka ardhur t’i pyes nëse janë gjallë a vdekur.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas përmbytjeve masive, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se pas tërheqjes së ujit problematike mbeten garazhdet e pallateve dhe zonat informale. *Kryebashkiaku premtoi kompesim për të gjitha familjet dhe bizneset e dëmtuara. *Ministria e Mbrotjes në një deklaratë shprehet se situata në qytetin e Vlorës është përmisuar ndjeshëm dhe se po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet. *Pavarësisht se institucionet shprehen se çdo gjë është nën kontroll, një e moshuar e cila është dëmtuar nga përmbytjet me lot në sy shprehet se askush nuk ka ardhur t’i pyes nëse janë gjallë a vdekur.

4 Postime
5 MUAJ ME PARE

Shembet masivi i gurëve në Shkopet, bllokohet rruga nacionale Burrel-Skuraj

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur

Rruga nacionale Burrel-Skuraj është bllokuar për disa orë për shkak të shembjes masive të gurëve dhe shkëmbinjëve.

Më problematike situata është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku pas reshjeve të shirave ditët e fundit rënia e gurëve të mëdhenj ka qenë e vazhdueshme.

Një masiv shkëmbor është shkëputur këtë të dielë nga shpati i malit duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur

Këta të fundit shprehen se e gjithë rruga është e pasigurtë ku përveç gropave dhe dëmtimit të asfaltit, rrezik përbëjnë gurët e shkëmbinjt që shkëputen herë pas here nga shpati i malit.

Rënia e gurëve në këtë aks rrugor ka qenë një problem i vazhdueshëm pasi mungojnë rrjetat mbrojtëse në të gjithë aksin nga Shkopeti e deri tek ura e Ulzës ku është e domosdoshme vendosja e tyre.

5 MUAJ ME PARE

Pasojat e përmbytje në Vlorë, e moshuara me lot në sy: S’ka ardhur askush të pyesë jeni gjallë apo vdekur!

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur

Ministria e Mbrotjes në një deklaratë tha se situata në qytetin bregdetar, Vlorë, është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut.

Por siç dhe duket pasojat nga përmbytjet kanë lënë pasoja për banorët e prekur. 

Një grua e moshuar me lot në sy është shprehur se në banesën e saj ka akoma ujë dhe se çdo gjë është shkatërruar.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe se si dëmshpërblim kanë marrë dy batanije ushtarake.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

 

5 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Situata është përmirësuar ndjeshëm. Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intesive të shiut, sipas një deklarate të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kësaj Ministrie po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntojësore të disa pallateve dhe se në ndihmë të kësaj bashkie janë 31 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme. 

Ministria shton më tej se po punohet sipas porosisë të lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrotjes Civile në Prefekturë për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Gjithashtu në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes: 

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët.

Po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet./ Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Si paraqitet situata pas përmbytjeve në Vlorë? Kryebashkiaku Dredha: Problematikë mbeten garazhet e pallatave! Kemi bërë strategji të qartë!

Situata pas përmbytjeve në Vlorë, E moshuara: S’ka ardhur

Në një pronocim për media mbrëmjen e djeshme pas përmbytjeve, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se falë solidaritetit nga bashkitë e tjera të vendit situata u vendos nën kontroll.

“Falë solidaritetit, kemi marrë ndihmë nga bashki të tjera, si Shkodra, Tirana, Durrësi, Berati dhe Fieri, për të vendosur situatën nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur. Reshjet e shiut, që filluan intensivisht dje dhe zgjatën për disa orë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Përpjekjet tona janë përqendruar për të ndihmuar çdo familje dhe biznes të prekur nga reshjet.

Sipas kryebashkiakut problematike pas tërheqjes së ujit mbeten garazhdet e pallatet dhe zonat informale.

''Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 6 tetor.

Faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar ku Kryebashkiaku premtoi kompensim.

“Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon”

Kryebashkiaku kërkoi ndjesë që nuk u arrit që situata të menaxhohej shpejt, por që sipas tij ishte përtej mundësive njerëzore. 

“Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por siç e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri” tha Dredha./Versus.al

 

Poll