AKTUALITET /

Si paraqitet situata pas përmbytjeve në Vlorë? Kryebashkiaku Dredha: Problematikë mbeten garazhet e pallatave! Kemi bërë strategji të qartë!

Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura.

Shkruar nga Versus

Si paraqitet situata pas përmbytjeve në Vlorë? Kryebashkiaku

Në një pronocim për media mbrëmjen e djeshme pas përmbytjeve, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se falë solidaritetit nga bashkitë e tjera të vendit situata u vendos nën kontroll.

“Falë solidaritetit, kemi marrë ndihmë nga bashki të tjera, si Shkodra, Tirana, Durrësi, Berati dhe Fieri, për të vendosur situatën nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur. Reshjet e shiut, që filluan intensivisht dje dhe zgjatën për disa orë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Përpjekjet tona janë përqendruar për të ndihmuar çdo familje dhe biznes të prekur nga reshjet.

Sipas kryebashkiakut problematike pas tërheqjes së ujit mbeten garazhdet e pallatet dhe zonat informale.

''Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 6 tetor.

Faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar ku Kryebashkiaku premtoi kompensim.

“Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon”

Kryebashkiaku kërkoi ndjesë që nuk u arrit që situata të menaxhohej shpejt, por që sipas tij ishte përtej mundësive njerëzore. 

“Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por siç e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri” tha Dredha./Versus.al

 

Poll