AKTUALITET /

Përmbytjet në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Situata është përmirësuar ndjeshëm. Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Sipas Ministrisë po vijon puna për pastrimin e disa akteve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntojësore të disa pallateve

Shkruar nga Versus

Përmbytjet në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes:  Situata

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intesive të shiut, sipas një deklarate të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kësaj Ministrie po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntojësore të disa pallateve dhe se në ndihmë të kësaj bashkie janë 31 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme. 

Ministria shton më tej se po punohet sipas porosisë të lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrotjes Civile në Prefekturë për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Gjithashtu në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes: 

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët.

Po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet./ Versus.al

Poll