Live Updates /

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të Fierit. Ja kush e priti te dera, reagimet e forta të dy palëve

*Ditën e sotme pritet të ekzekutohet vendimi i marrë dje nga gjykata e Apelit të Tiranës që e dënoi përfundimisht deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në dosjen Babale. *Elona Alvora është prokurorja e caktuar me anë të shortit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. *Vetë deputeti që pas vendimit të dhënë ditën e djeshme paralajmëroi se do të vetëdorëzohej në polici sipas procedurave. Ndërsa sot ka mbërritur në selinë e PD që prej orëve të para të mëngjesit ku zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi. *Grupi parlamentar i PD i dërgoi kërkesë Elisa Spiropalit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve duke arsyetuar se nuk mund të arrestohet një deputet pa u dhënë leja nga parlamenti. Ndërsa Spiropali e refuzoi kërkesën duke bërë me dije se thjesht do të lexojë shkresën e gjykatës në seancën plenare të së hënës. *Nga ana tjetër, juristët e PD-së u vunë në lëvizje për përpilimin e padisë ndaj Fatmir Xhafajt në SPAK ku do të kërkojnë hetimin pasuror të tij. *Në mbledhjen që u zhvillua në selinë e PD, grupi parlamentar propozoi ngujimin e Salianjit në zyra ku të ruhej nga deputetët e tjerë demokratë, duke refuzuar kështu të zbatojnë atë që e quajtën “vendim me urdhër politik”. *Dje u caktua edhe data 6 tetor për të zhvilluar protestë kombëtare kundër këtij vendimi por edhe për situatën ku ndodhet vendi me qeverisjen e Ramës i cili është tashmë në mbyllje të mandatit të tretë qeverisës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme pritet të ekzekutohet vendimi i marrë dje nga gjykata e Apelit të Tiranës që e dënoi përfundimisht deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në dosjen Babale. *Elona Alvora është prokurorja e caktuar me anë të shortit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. *Vetë deputeti që pas vendimit të dhënë ditën e djeshme paralajmëroi se do të vetëdorëzohej në polici sipas procedurave. Ndërsa sot ka mbërritur në selinë e PD që prej orëve të para të mëngjesit ku zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi. *Grupi parlamentar i PD i dërgoi kërkesë Elisa Spiropalit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve duke arsyetuar se nuk mund të arrestohet një deputet pa u dhënë leja nga parlamenti. Ndërsa Spiropali e refuzoi kërkesën duke bërë me dije se thjesht do të lexojë shkresën e gjykatës në seancën plenare të së hënës. *Nga ana tjetër, juristët e PD-së u vunë në lëvizje për përpilimin e padisë ndaj Fatmir Xhafajt në SPAK ku do të kërkojnë hetimin pasuror të tij. *Në mbledhjen që u zhvillua në selinë e PD, grupi parlamentar propozoi ngujimin e Salianjit në zyra ku të ruhej nga deputetët e tjerë demokratë, duke refuzuar kështu të zbatojnë atë që e quajtën “vendim me urdhër politik”. *Dje u caktua edhe data 6 tetor për të zhvilluar protestë kombëtare kundër këtij vendimi por edhe për situatën ku ndodhet vendi me qeverisjen e Ramës i cili është tashmë në mbyllje të mandatit të tretë qeverisës.

16 Postime
6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momentet kur Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit, i shoqëruar nga policia

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në ambientet e burgut të Fierit.

Salianji do të vuajë dënimin e tij prej një viti në këtë institucion, ndërsa më herë gjatë ditës së sotme ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë.

6 MUAJ ME PARE

Burgosja e Salianjit, reagon Rama: Shpifësit e të gjitha foltoreve e banakëve ndjehen të kërcënuar

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Pas ekzekutimit të vendimit ndaj ish-deputetit, Ervin Salianji, i cili nis dënimin me burg, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një mesazhi të gjatë në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se është e turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, ndërsa thekson se, pas këtij dënimi për shpifje të Salianjit, ‘shpifësit e të gjitha foltoreve e banakëve ndjehen të kërcënuar’.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke çoroditur me muaj të tërë opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve - sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq - tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush  lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë, ulur rehat në kolltukun e mendjeshitësit televiziv apo digjital.

Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.

Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

6 MUAJ ME PARE

A i rrezikohet siguria Salianjit në burg? Avokati: Detyrën e mbrojtjen e ka shteti

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Rreth një orë pas i Ervin Salianji u paraqit vullnetarisht në polici pas dënimit të një dite më parë me një vit burg, avokati i tij foli për gazetarët duke thënë se ish-deputeti do të niset mbrëmjen e sotme në drejtim të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin.

Avokati Ledio Braho ritheksoi edhe njëherë pretendimet se ky është një dënim krejtësisht politik ndaj Salianjit, ndërsa theksoi faktin se pavarësisht kësaj, deputeti u paraqit vullnetarisht në polici.

“Salianji erdhi para rreth një ore. Na u komunikua procedura. Patëm një sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Pavarësisht se kjo është një vendimmarrje krejtësisht politike.

Do të niset drejt Fierit mbrëmjen e sotme. Nuk ka asnjë problematik të tillë me të burgosurit. Nuk është detyrë e tij, por e shtetit kjo.

Jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike e cila u ekzekutua vullnetarisht sot nga Salianji”, tha avokati.

 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me syze e buzeqeshje, vetëdorëzohet deputeti i PD-së Ervin Salianji. Fjalët e fundit para prangave...

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Me hap sportiv e syze të errëta, Ervin Salianji, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, u dorëzua në Policinë e Tiranës në orën 17.35, aty ku u prit nga avokati i tij Ledio Braho, i cili kishte mbërritur disa minuta më herët.

Në rrugën nga selia e PD-së e deri tek policia e kryeqytetit, deputeti u shoqërua nga një grup i ngushtë shoqëruesish, ndërsa jashtë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Salianji u prit dhe nga qytetarë, mbështetës demokratë, të cilët në kor thërrisnin “Rama ik e poshtë diktatura”.

Pavarësisht se distanca mes selisë së PD-së dhe policisë së Tiranës është vetëm pak kilometra, Salianji dhe shoqëruesit e tij në makinën tip Range Rover nuk e patën me nxitim të mbërrinin në destinacion, të ndikuar ndoshta dhe nga trafiku i konsiderueshëm që ka zakonisht pasditeve kryeqyteti.

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

'Është një betejë që nuk përfundon. Është një betejë ku asnjë sakrificë nuk shkon dëm.

Padiskutim në përballje me regjimin gjithësecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej miqve që janë mbledhur këtu, kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen që i bëhet nga përdorimi i institucioneve, nëpërmjet vjedhjeve, tatimeve, doganave, policisë dhe çdo institucioni nëpërmjet varfërisë dhe banditëve që ka mbjellë kudo, ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vij” – tha Salianji para se të hynte në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë.  

Pas kryerjes së procedurave të para pranë policisë vendore, Salianji pritet të shoqërohet në qelitë e burgut të Fierit. Ai do të vuajë denimin 1 vit heqje lirie në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, për shkak se hetimi dhe gjykimi ndaj tij u bë në gjendje të lirë dhe gjykata kishte ngarkuar blutë e kryeqytetit që të ekzekutonin vendimin e dhënë dje.

Denimi me 1 vit heqje lirie për deputetin Ervin Salianji u dha pothuajse 5 vjet pas fillimit të kësaj çëshje penale. Ai u dënua për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen “Babale”. Paraditen e kësaj të premte, Salianji, ka refuzuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili i ka propozuar Salianjit që të ngujohej në seli. Pas këtij vendimi, Salianji përsëriti qëndrimin e tij për tu vetëdorëzuar.

Pas këtij vendimi të Salianjit, kreu I grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi me tone të ashpra, ka sulmuar trupën gjykuese të Apelit që konfirmoi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

6 MUAJ ME PARE

Fjalët para se të shkojë në qeli, Salianji: Beteja ime shpresoj të frymëzojë qytetarët

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili një ditë më parë u dënua me 1 vit burg, ka dalë nga selia blu, për të shkuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Duke folur për gazetarët, për herë të fundit si njeri i lirë, pasi për 1 vit rresht, do të jetë në burg, Salianji u shpreh se ka vendosur të përballet me Ramën dhe shtetin e tij.

‘Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor.

Grupi parlamentar ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplasje të qartë, duke qenë se ky është një vendim politik dhe ne nuk e njohim, por duke qenë se unë jam shprehur se, do të përballem kudo që ta kërkojnë edhe në këtë pengmarrje bandideste që po bëjnë, duke më penguar lirinë për 1 vit dhe duke ndërprerë mandatin e qytetarëve, do ta bëj betejën aty.

Beteja shpresoj të frymëzojë qytetarët.

Ne jemi më të mirë se ata, ne vendosim sakrificën qoftë kjo edhe duke sakrifikuar lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim dhe në fund do të triumfoj, ashtu siç do të triumfojë dhe opozita, duke nisur nga protesta në datën 6 tetor.

Po ashtu sot nuk kam dashur që të lajmërohej asnjë lloj proteste tek policia, ku tani do të shkojë të dorëzohem. Nuk është çështje e një proteste që do të bëhet aty, protestat do të jenë të mëdha.

Ju falenderoj dhe do të shihemi shpejt’, tha Ervin Salianji gjatë fjalës së tij, e më pas duke u nisur për në ambientet e Policisë së Tiranës.

6 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi: Salianji do të vetëdorëzohet në polici, nga sot asnjë marrëdhënie me mazhorancën

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së këtij grupi ku ka deklaruar se në unanimitet deputetët demokratë kanë kërkuar moszbatimin e vendimit të gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit dhe mosdorëzimin e këtij të fundit. Por, sipas Bardhit, deputeti i dënuar është shprehur se do të përballet me këtë vendim, duke u vetëdorëzuar në polici sot në orën 17:00. Pas kësaj deklarate, Bardhi i cili e ka konsideruar dënimin si hakmarrje politike të Edi Ramës të noterizuar nga 3 gjyqtarët e Apelit dhe se në vijim do të nisë aksioni opozitar kundër qeverisë duke shkëputur çdo marrëdhënie me mazhorancën në Kuvend, protestën e 5 tetorit deri në mosbindje civile.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ne citojmë se vendimi i djeshëm është akt hakmarrje ndaj një deputetit që denoncoi lidhjet e krimit me qeverinë. Hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash jep më së shumti dhe më së miri atë që kemi thënë prej kohësh se jemi shtet i NATOS, kandidat i BE-së, nuk ka shtet ligjor. Qëndimi unanim ka qenë i grupit tonë që të mos e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës të firmosur nga 3 gjyqtarë. Sot është dënuar çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo anëtar dhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë. Ne kërkuam ngujim pa afat të të gjithë deputetëve të grupit parlamentar, por krahas vendimit të grupit jemi të detyruar të zbatojmë vendimin personal i cili ka vendosur të përballet me të keqen, me burgun politik dhe kjo sakrifice që është në emër të çdo qytetari i ndershëm, duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Opozita nuk do te ketë më asnjë marrëdhënie me mazhorancën në Kuvend”, tha Bardhi./ Versus.al

Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Salianji kërkon të dorëzohet deputetët duan ‘ngujim’ në seli, si pritet të veprojë policia për arrestimin

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Orë të vrullshme janë ato të zhvillimeve të fundit në selinë e Partisë Demokratike ku grupi parlamentar është mbledhur për të diskutuar vendimin e gjykatës për dënimin e deputetit Ervin Salianji me 1 vit bug për këllzim të rremë.

Së fundmi, në mbledhje mësohet se është vendosur që Salianji të mos dorëzohet në polici por të ngujohet në selinë e PD dhe të ruhet nga deputetë demokratë të cilët e konsiderojnë këtë një urdhër politik të Ramës.

Por çfarë pritet të ndodhë pasi prokuroria ka dorëzuar shkresën ku kërkohet arrestimi i Salianjit?

Duke nisur që prej ditës së djeshme, ka hyrë në fuqi një afat prej 48 orësh për vetëdorëzimin e Salianjit në polici. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, efektivët mund të bëjnë kontroll në banesën e tij, madje edhe në seli. Burime nga policia bëjnë me dije se mund të nisë kërkimi për arrestimin e Salianjit dhe në orët e pasdites së sotme.

Në rast të një pengese nga ana e deputetëve mund të lindë një konflikt tjetër për shkak se në seli strehohet një person i kërkuar nga drejtësia që e ka dënuar me vendim të formës së prerë. Me urdhrin e prokurorisë në duar, efektivët kanë të drejtë të hyjnë për kontroll edhe në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga grupi parlamentar i PD për propozimin për t’u ngujuar, pritet të shihet sesi do të veprohet më tej. Vetë deputeti u shpreh se duket se ka ngut nga të gjithë ‘aktorët’ e kësaj historie për ta izoluar sa më shpejt./Versus.al

6 MUAJ ME PARE

"Të ngujohemi në seli pa afat", Bardhi propozon që Salianji të mos dorëzohet në polici: Ta ruajnë deputetët

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Ndërkohë që në konferencën që pati për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se do të vetëdorëzohet në polici pas shkresës së prokurorisë që kërkon arrestin e tij në kuadër të dënimit që dha dje gjykata e Apelit me 1 vit burg, grupi parlamentar i PD duket se ka pasur një mendim tjetër.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka propozuar që Salianji të mos dorëzohet dhe në vend të kësaj të ketë një ngujim të tij në selinë e partisë Demokratike ku do të ruhet nga të gjithë deputetët e grupit parlamentar. Bardhi propozoi që ngujimi të jetë pa ndërprerje për 24 orë të ditës.

Sipas deputetëve demokratë, urdhri i arrestit nuk duhet zbatuar pasi është urdhër politik i kryeministrit Edi Rama. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

“Po arrestohem se i prisha karrierën politike Fatmir Xhafajt”, Salianji deklaratë për mediat para prangosjes

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për shtyp tashmë që ndaj tij ka urdhër arresti pasi gjykata e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen Babale. Ai tha se po shkonte në qeli si politikan i pastër që luftoi me krimin e organizuar.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për protestë më 6 tetor, ai tha se sot të paktën merrnin fund shqetësimet e familjarëve të tij lidhur me këtë çështje. 

Pjesë nga fjala e tij;

Pse Edi Rama u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor kur kishte thënë se nuk do të komentonte vendimet e gjykatës. Cfarë e deklaroi Edi Ramën dje që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Burgun e dha, ndalimin për kandidim e mori frikën e tij e qetësoi. Çfarë e bëri atë të ishte i tërbuar/

Më 15 maj të vitit 2018 kam dalë nga kjo foltore dhe kam kontribuar me dokumente në gjykatat italiane ku vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafaj, rezultonte i dënuar në Itali me 7 vite burg.

Si Agron Xhafaj trafikanti ndërkombëtar jetonte i lirë pavarësisht se kishte urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij? Rama dhe ministri i tij asokohe u fshehën për 3 ditë me radhë. Çdo njeri që denoncohet për dicka të rreme, do dilte në publik dhe do thoshte se personi në atë audio nuk jam unë. Nuk ndodhi kjo, por as prokuroria asokohe nuk bëri hetimin penal duke e lënë trafikantin e drogës të largohej nga Shqipëria.

Nëse dikush akuzohet për audioregjistrim del dhe thotë me zë se nuk jamë unë personi. Pasi e bënë planin, dolën më pas në deklaratë me reagim.

Të vënë përballë presionit të publikut, Geron Xhafa u kthye në Itali për të shlyer dënimin, pa u ndjekur procedurat kur në fakt duhej arrestuar këtu dhe të ekstradohej në Itali si i burgosur. Fatmir Xhafaj u betua se nuk do na e falte dhe nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte, i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin një trafikanti ndërkombëtar droge.

Rama dhe Xhafa kërkonin hakmarrje. Ata u provuan qartësisht se nuk janë funksionarë shteti por pupacë të narkoshtetit. Unë kam një kontribut të gjatë në PD dhe kam denoncuar afera korruptive të cilat e kanë dëmtuar Ramën dhe pupacët e tij. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë sic pretendon gjykata të cilët edhe sot po ta marrësh listën e certifikatës familjare, i kanë në dogana. Shkoj si politikan i ri i PD që ka dëshmuar me prova përfshirjen e vëllait të ministrit në trafikun e drogës. Kjo është goditje nën brez për të kënaqur efshet e grupeve kriminale. Njeriu vlen nëse nuk përkulet nëse kundërshtarin e përballon me çdo mjet siç i kam mundur në çdo përballje elektorale që kanë pasur ndaj meje dhe njëjtë do bëj edhe në vazhdim. Sot do më kenë përballë dhe pas një viti e për vite me radhë.

Pjesë e planit të Ramës dhe marionetave që ka në drejtësi për të goditur opozitën. Secili prej jush mund të na gjykojë për gjëra të ndryshme. Por si ka mundësi që krerët e opozitës duke nisur nga Berisha janë ose në burg ose në ndjekje penale? Berisha u mori 600 mijë vota, pa vulë.

Ai i qëndroi asaj që tha ditën e djeshme duke u shprehur se e kishte vendosur që të dorëzohej por shtoi se do të dëgjonte edhe atë që kishin për të thënë kolegët e tij lidhur me këtë çështje. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

“Të çohet në qeli burgu të zakonshëm”, zbardhet shkresa e prokurorisë drejtuar Kuvendit e Policisë për arrestimin e Salianjit

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Versus.al ka zbardhur shkresën e prokurorisë së Tiranës për të zbatuar urdhrin e dhënë nga gjykata e Apelit që caktoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji.

Shkresa i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë që pritet të mblidhet të hënën në seancë plenare. Pavarësisht kësaj, Spiropali nuk pranoi kërkesën e PD për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve duke u mjaftuar me thjesht leximin e shkresës gjatë seancës që do zhvillohet.

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të  VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të  

Në shkresë theksohet kërkesa që deputeti të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Në prag të arrestimit, reagon Ervin Salianji: Duan të bëjnë rend heshtjen e mbylljen e gojës

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të
Ervin Salianji

Ervin Salianji ka bërë një reagim ditën e sotme, ndërsa urdhri për arrestimin e tij është firmosur nga prokurorja Elona Alvora, duke falenderuar së pari mbështetësit e tij dhe duke theksuar se gjithcka po bëhet për izolimin e tij, por për më së shumti për mbylljen e gojës së atyre që denoncojnë krimin dhe korrupsionin në qeveri.

Reagimi në Facebook i Ervin Salianjit:

Të dashur miq!
Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.
Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.
Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.
Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.
Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.
E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.
Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetin.
E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.
Të dashur miq!
Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim.
Falenderime

6 MUAJ ME PARE

Akuzat e demokratëve se dënimi i Salianjit u urdhërua nga Rama, reagon gjykata e Apelit

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Tiranë- Gjykata e Apelit ka reaguar për vendimin e bërë publik ditën e djeshme për deputetin Ervin Saliaji i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Në sqarimin e bërë përkundrejt akuzave që u hodhën dje nga ana e Salianjit dhe kolegëve të tij demokratë, gjykata sqaron se vendimi për dënimin e deputetit është marrë në unanimitet mes anëtarëve të trupit gjykues.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshem (ceshtja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojme se vendimi është marrë në unanimitet”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga gjykata për mediat.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, morën vendimin për Salianjin, ndërsa menjëherë pas dhënies së dënimit, pati akuza nga ana e deputetëve demokratë, një prej tyre edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili shpërtheu ndaj gjyqtarit Genti Shala duke e paralajmëruar këtë të fundit se nuk do jetë anëtar i Gjykatës së Lartë me vendimin që u mor së fundmi. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

PD kërkesë Spiropalit për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve: Salianji s’mund të arrestohet pa autorizim! Kryeparlamentarja e rrëzon

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Grupi parlamentar i PD i ka dërguar një letër kryeparlamentares Elisa Spiropali të cilës i kërkohet mbledhja urgjente e Këshillit të Mandateve lidhur me dënimin e caktuar dje nga gjykata e Tiranës e cila dënoi me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

PD pretendon se nuk mund të kryhet arrestimi i deputetit pa dhënë leje Kuvendi pasi kështu nëpërkëmbet autoriteti i pushtetit legjislativ. 

Kërkesa e grupit parlamentar të PD: 

Me një akt hakëmarrës politik,  Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgusjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një cështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në cfarëdo llojë forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”. Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.

Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.

Nga ana tjetër burime bëjnë me dije se kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka rrëzuar kërkesën e bërë nga PD dhe se në seancën plenare të së hënës do lexojë vendimin e gjykatës dhe do njoftojë vakancën e vendit të deputetit. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Dënimi i Salianjit, caktohet prokurorja që do urdhërojë arrestimin e tij

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Elona Alvora është prokurorja e zgjedhur me short për të vijuar me procedurat për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit e cila ditën e djeshme dënoi deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen Babale.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë në 2019-ën për dënimin me 1 vit burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. 

Ky i fundit në një dalje për mediat pas vendimit e cilësoi gjithçka të parapërgatitur me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama dhe paralajmëroi se do të vijonte fushatën edhe nga burgu. Më vonë në intervistat e dhëna në media ai deklaroi se do të dorëzohej vetë në polici sapo të përzgjidhej me short prokurorja që do ekzekutonte vendimin e gjykatës. Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

U dënua me 1 vit burg, sot pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Salianjin! Deputeti: Do shkoj vetë në polici

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të
Foto: Ervin Salianji me gazetarët pas vendimit të Apelit

Ditën e sotme pritet të ekzekutohet urdhër-vendimi i gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, të akuzuar për kallëzim të rremë.

Vetë Salianji e bëri me dije lajmin mbrëmë teksa ishte i ftuar në SyriTv ku tha se do të dorëzohej në polici dhe më pas të kryheshin procedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.

"Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj", tha Salianji mbrëmjen e djeshme.

Dje, trupa gjykuese e Apelit e pëbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati e lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të marrë më 18 dhjetor të 2019-ës e cila e shpallte fajtor Salianjin për kallëzim të rremë lidhur me audio-përgjimin e dosjes Babale.

Vendimin e marrë, gjykata ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për zbatim dhe pas hedhjes së shortit që do përcaktojë prokurorin, ky i fundit do të firmosë urdhër-arrestin për Salianjin. Por ky i fundit ka deklaruar se do të shkojë vetë në polici kështu që mund të mos jetë nevoja për të gjitha këto procedura.

Dënimi i Salianjit trazoi skenën politike në vend, me opozitën që paralajmëroi përshkallëzim protestash dhe të seancave plenare dhe kryeministrin Edi Rama i cili në reagimin e tij të gjatë të bërë në rrjetet sociale nuk kurseu fjalorin e ashpër ndaj Salianjit dhe Bardhit. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

"I thashë hajde ta mbyllim sot", Salianji zbulon telefonatën me prokurorin pasi gjykata e dënoi me 1 vit burg

VIDEO/ Ervin Salianji, nata e parë në qelitë e burgut të

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zbuloi sesi veproi pasi gjykata e Apelit të Tiranës e dënoi përfundimisht me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Në emisionin “Top Story”, Salianji deklaroi se kishte telefonuar prokurorin e çështjes dhe i kishte kërkuar që të nisnin procedurat për ta arrestuar që ditën e djeshme pas dhënies së vendimit.

“E dini pse nuk jam në SPAK unë, se e kanë më në kontroll këta. Unë sot kam marrë vetë, kam komunikuar edhe me prokurorin e Tiranës dhe të policisë, u kam thënë hajde e mbyllim sot, por (më thanë) duhen disa procedura, nuk kam frikë unë nga këta”, u shpreh Salianji.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit shkaktoi reagime të shumta si nga kampi demokrat që e konsideruan këtë si një dënim politik ndaj atyre të cilët guxojnë të flasin kundër mazhorancës, si nga ana e kryeministrit Edi Rama i cili nuk u përmbajt në fjalorin e përdorur gjatë reagimit të bërë në rrjetet sociale. Ndërkohë, demokratët kanë paralajmëruar protestë më 6 tetor dhe përshkallëzim të seancave plenare në Kuvend. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: