
Superylli francez Kylien Mbappe në fillim të këtij muaji pas shumë vitesh spekulime iu bashkua klubit më të madh në botë Real Madrit.
Por një tjetër avantazh jashtë fushës për të qenë anëtar i ekipit të parë të Los Blancos është dhurata e një makine BMW elektrike, falë marrëveshjes së sponsorizimit tashmë tre vjeçar të skuadrës me prodhuesin gjerman.
Sipas medias spanjolle Marca, Mbappe ka marrë versionin më të fuqishëm të makinës nga marka BMW dhe bëhet fjalë për i7 M70 xDrive.
Makina ka dy motorë, një në boshtin e pasmë me 489 kuaj fuqi dhe një tjetër në pjesën e përparme me 258 kuaj fuqi.
Makina mund të përshkrojë 100 kilometra në 3.7 sekonda dhe shitet me pakicë për më shumë se 164,000 paundë.
Por problem i vetëm është se Kylien Mbappe ende nuk ka patent edhe pse ësht♪7 25 vjeç kështu që udhëtimet për në kryeqytetin spanjoll ka të ngjarë të shijohen nga ylli francez duke parë ekranin e madh 31.3 inç që shpaloset nga tavani.








