Një alarm për bombë i dhënë mbrëmë, ka penguar reperin e njohur Mozzik të performonte në një prej clubeve më të njohura në Gjermani. Ka qenë vetë ky i fundit që ka shpjeguar me detaje situatën e krijuar.
“Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, për shkaqe sigurie nuk patëm mundësi të këndoj”, shkruan ai duke shprehur keqardhjen pasi ishte planifikuar menjëherë pasi ora të trokiste 00:00 duke shënuar ditëlindjen e tij.
Më tej, Mozzik i ka këshilluar njerëzit të jenë të qetë sepse në të vërtetë bëhej fjalë për një alarm të rremë.







