MAGAZINË /

Anjeza Shahini reagon në mbrojtje të Mirit: Etiketime kriminale, BBVIP nuk është gjyq publik

Shkruar nga Versus

Anjeza Shahini reagon në mbrojtje të Mirit: Etiketime kriminale, BBVIP

Këngëtarja Anjeza Shahini ka dalë hapur në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Nëpërmjet një shkrimi të gjatë n këngëtarja ka dhënë një mesazh të fortë kundër linçimit publik dhe dhunës mediatike.

Artistja zbulon se rreth 20 ditë para hyrjes së Mirit në shtëpinë e Big Brother-it, ata kanë pasur një bisedë të sinqertë, ku Miri kishte shprehur qartë se nuk kërkonte as mbështetje dhe as ndihmë, por vetëm të vlerësohej për atë që është. Sipas Shahinit, Miri ende beson se njerëzit nuk shajnë, nuk paguhen për komente të shëmtuara dhe nuk bashkohen për të denigruar një qenie njerëzore deri në palcë.

“Ta etiketosh një njeri me zemër të artë si Mirin me epitete të tilla është kriminale,” shkruan Anjeza mes të tjerash, duke shtuar se këto sulme nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane. 

Anjeza Shahini reagon në mbrojtje të Mirit: Etiketime kriminale, BBVIP

 

Poll