MAGAZINË /

Basketbollisti tropojan Osmani merr dhuratën e shtrenjtë nga shoku i ekipit! Sengun mban premtimin

Ylli i kombëtares turke i dha një Rolex Erxhan Osmanit për mbajtjen e basketbollistit greke Giannis nën 20 pikë

Shkruar nga Versus

Basketbollisti tropojan Osmani merr dhuratën e shtrenjtë nga shoku i

Alperen Sengun e mbajti premtimin dhe i dhuroi Erxhan Osmanit një orë të shtrenjtë Rolex.

Arsyeja? Ai arriti ta mbante Giannis Antetokounmpo nën 20 pikë në gjysmëfinalen e Eurobasket midis Turqisë dhe Greqisë, duke kontribuar kështu në fitoren e madhe të ekipit të tij kombëtar dhe kualifikimin në finale.

Sengun i kishte premtuar se nqs do të arrinte të ndalonte lojtarin e frikshëm të kombëtares greke Giannis Antetokounmpo, atëherë do t'i dhuronte një Rolex...  

Përveçse e “fiki” Greek Freak (duke e kufizuar në 12 pikë), Osmani, sulmuesi i Anadolu Efes ishte “i zjarrtë” edhe në sulm me 6 gjuajtje për tre pikë.

Sengun, Asi i Houston Rockets publikoi foton përkatëse me Osmanin dhe dhuratën që i bëri...

Ta gëzofsh kampion! 

 

 

 

Poll