
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania", Rizarta Hoxha arriti të bëhej qendër e vëmendjes për një moment të veçantë me Aldo Markun.
Një video që u bë virale tregonte Aldon duke i thënë Rizartës "Shtrengoje" ndërsa ishin të shtrirë në krevat, çka nxiti spekulime mbi një lidhje intime mes tyre.
Pas daljes nga shtëpia, të dy e sqaruan situatën duke e lidhur atë me muskujt e barkut, duke hedhur poshtë çdo nënkuptim tjetër që mund të ishte krijuar nga pamjet.
Megjithatë, komenti i Ledion Liços në studio, ku ai e ngacmoi Rizartën duke thënë: “E kishte të fortë Aldo, apo jo?”, u konsiderua i papërshtatshëm dhe shkaktoi kritikë të forta në rrjetet sociale.
Në natën e finales së BBVA4, Ledioni nuk e shmangu reflektimin mbi këtë situatë.
Ai pranoi se në përpjekjen për të krijuar një atmosferë më të lehtë dhe argëtuese, ndonjëherë ai mund të kishte thënë batuta dhe ose fjalë të papërshtatshme.
Moderatori kërkoi ndjesë publike për çdo person që mund të ishte ndier i ofenduar nga komentet e tij./Versus.al








