MAGAZINË /

Bayern nis me "këmbë të mbarë" në Champions, shkatërron me 9 gola skuadrën e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Versus

Bayern nis me "këmbë të mbarë" në Champions,

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë Ligën e Kampionëve me sistemin e ri, duke mposhtur me rezultatin 9-2 skuadrën kroate të Dinamos së Zagrebit ku luan edhe sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha.

Bavarezët dominuan që në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultatin 3-0 ndërsa në pjesën e dytë u hap një seri golash që dukej se “nuk kishte ndalim” pavarësisht se skuadra kroate shënoi dy herë dhe dukej se po shkonte drejt barazimit.

Harry Kane shënoi 4 herë për bavarezët, ndërsa rezultati i sotëm është ndër më të thellët në historinë e këtij kompeticioni duke u cilësuar kështu si humbje “turpëruese” e Dinamos së Zagrebit. Versus.al

Poll