MAGAZINË /

Befason babai i Jamal: "Mbledhi kartona në Barcelonë, i shes për 8 cent..."

Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, rrëfim prekës: “Jetoj me rrogën e djalit, por ende punoj duke mbledhur kartona...” Pavarësisht se djali i tij fiton miliona euro në vit, Munir Nasraoui zgjedh të mbajë jetën e thjeshtë dhe punën e tij të përulur në Barcelonë

Shkruar nga Versus

Befason babai i Jamal: "Mbledhi kartona në Barcelonë, i shes

Babai i talentit të madh të Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe prekës për jetën e tij, duke zbuluar një anë të panjohur të historisë së familjes që qëndron pas një prej yjeve më premtues të futbollit botëror.

Edhe pse Lamine Yamal, i cili sapo ka mbushur 18 vjeç, fiton mbi 16 milionë euro në vit, babai i tij, Munir Nasraoui, vijon të punojë në mënyrë modeste, duke mbledhur dhe shitur kuti kartoni në rrugët e Barcelonës.

Në një intervistë për një media spanjolle, 36-vjeçari Nasraoui foli me sinqeritet për mënyrën se si e sheh jetën, suksesin e të birit dhe mënyrën e tij të të jetuarit:

“Shumë njerëz flasin budallallëqe. Thonë: ‘Pse nuk punon? Pse jeton me paratë e djalit tënd?’ Po, unë jetoj falë të ardhurave të djalit tim dhe jam mirënjohës për këtë. Por unë nuk dua të rri pa bërë asgjë. Nuk dua që ai të më çojë në azil kur të plaket. Ende mund të punoj dhe ndjej nevojën ta bëj këtë.”
Ai shtoi se puna e tij e përditshme është e thjeshtë, por e ndershme:

“Mbledh kuti kartoni nëpër rrugët e Barcelonës dhe i shes për tetë centë për kilogram. Kështu jam mësuar të jetoj.”
Historia e Munir Nasraoui-t ka prekur shumë njerëz në Spanjë dhe më gjerë. Ai është përballur edhe me vështirësi në të kaluarën, një vit më parë, ai u godit me thikë në një parking, një ngjarje që për pak i mori jetën. Megjithatë, ai thotë se nuk e ka humbur asnjëherë shpresën dhe ndjen krenari të madhe për djalin e tij, që sot konsiderohet një prej futbollistëve më të talentuar të brezit të ri.

“Jam krenar për Laminin. Ai është jo vetëm një futbollist i madh, por mbi të gjitha një djalë me zemër të mirë,” — përfundoi ai me emocione. / VERSUS

 

Poll