MAGAZINË /

Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper ndërron jetë në moshën 46 vjeçare

Ajo u bë e njohur në modë në vitet 1990 - Cooper kishte hapur një bar në ishull grek

Shkruar nga Versus
Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper
Georgina Cooper 

Lajmi i ndarjes para kohe nga jeta të supermodeles me origjinë britanike, Georgina Cooper  ka tronditur botën e modës.

Sipas Dailymail, Cooper, 46 vjeç ka ndërruar jetë në ishullin grek Kos, për arsye që ende nuk dihen.

Ajo ishte një nga fytyrat e "Cool Britannia", siç quhej periudha e rritjes së krenarisë në kulturën e Mbretërisë së Bashkuar në mesin dhe veçanërisht në gjysmën e dytë të viteve 1990, dhe një mike e ngushtë e Kate Moss.

Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper
1997: Georgina në shfaqjen Bluemarine Falls

Cooper u pa nga një agjenci modelimi në moshën 13-vjeçare por ajo u bë e njohur dy vite më vonë kur u shfaq në një video muzikore të Bon Jovit.

Më pas ajo u bë një nga emrat më të njohur të pasarelave në vitet 1990 dhe njihej dhe me pseudonimin  " vajza origjinale londineze me një boshllëk në dhëmbë "

Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper

Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper

Cooper ishte i lidhur ngushtë me modelen e njohur Kate Moss pasi kishin punuar bashkë për shumë emra të njohur duke përfshirë Alexander McQueen, Burberry dhe Stella McCartney.

Ajo ishte gjithashtu një nga modelet më të shpeshta në sfilatat e shtëpive të modës si Armani dhe Versace. 

George, siç njihej për miqtë e saj, u largua nga pasarela për t'u fokusuar në rritjen e djalit të saj Sonny. Së fundmi ajo kishte punuar në hoteleri në Kent.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CASTING DIRECTOR/PRODUCTION/ ???? (@londondean)

Cooper u martua në fillim të qershorit pranë shtëpisë së saj në Mainstone, Kent, në Britaninë e Madhe.

Bota e modës në zi, supermodelja britanike Georgina Cooper

Pas dasmës së tyre mes miqve, çifti vendosi që muajin e mjaltit ta kalonin në ishullin grek Kos, duke ngarkuar një seri fotosh nga dasma e tyre në faqen e internetit të komunitetit të ishullit në Facebook.

46-vjeçarja u kthye në ishullin grek në fund të tetorit, " ku  dhe vdiq tragjikisht".

Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet akoma por vitet e fundit Cooper ka mbledhur shuma të konsiderueshme parash për bamirësi të ndryshme./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll