MAGAZINË /

Botërori 2026/ Shqipëria përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e "Play off", Kosova me Sllovakinë

Në rast se arrijmë të fitojmë, do të duhet të përballemi me fituesin e sfidës Ukrainë-Suedi.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Shqipëria përballet me Poloninë në

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në gjysmë finalen e parë të “Play off” që luhet në muajin mars të vitit të ardhshëm në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të luhet në Poloni. Ndërsa në rast se arrin të fitojë, Shqipëria do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi sërish në fushë të huaj. 

Ndërkohë Kosova do të përballet me Sllovakinë. Në rast se fiton, do të duhet të përballet me fituesin e ndeshjes ‘Turqi-Rumani’.

Në rast kualifikimi kjo do të ishte hera e parë që dy kombëtaret shqiptare arrijnë të luajnë në një Kupë Bote. 

Botërori 2026/ Shqipëria përballet me Poloninë në
Përballjet e plota në Play off

Shqipëria ka ndjesi të mira nga ndeshja e fundit me Poloninë në "Air Albania" ku fitoi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikueseve për "Euro 2024". Golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku. Versus.al

Poll