MAGAZINË /

Brazilianët eleminojnë nga botërori i klubeve skuadrën që surprizoi "galaktikët" e Madridit

Shkruar nga Versus

Brazilianët eleminojnë nga botërori i klubeve skuadrën

Fluminense e ka eliminuar Al Hilalin me rezultat 2-1 nga Kupa e Botës për Klube, për të kaluar në gjysmëfinale.

Skuadra arabe kishte iniciativën, kur rrezikoi nga fillimi, por që brazilianët ia dolën të reagojnë shpejt.

Në minutën e 40-të, Martinelli realizoi për 1-0, kur u asistua nga Gabirel Fuentes.

Al Hilal mendoi se kishte fituar penallti në minutën e 45+5-të, por që VAR-i e anuloi për prekje të lehtë brenda zone.

Por, në minutën e 51-të, Marcos Leonardo i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Kalidou Koulibalyt. Fluminense nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë.

Në minutën e 70-të, Hercules realizoi për 2-1 me asistimin e Samuel Xavier.

Skuadra braziliane ia doli ta mbante këtë epërsi deri në fund, për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me skuadrën angleze të Chelseas. Versus.al

Poll