Burra që shfrytëzojnë pushtetin për të tërhequr vëmëndjen e një gruaje.
Kjo temë e cila tashmë duket se është kthyer në një plagë për shoqërinë tonë është diskutuar së fundmi dhe nga moderatorja Aulona Musta.
Në videon e publikuar në rrjetet e saj sociale Musta shprehet se nëse do të ishte mashkull do i vinte turp nga vetja që një vajzë apo dhe një grua të qëndronte më te për të mirat materiale që ai do t’i ofronte.
“Po të isha unë mashkull do më vinte shumë zor nga vetja të dija që një femër vjen me mua vetëm për shkak të pushtetit, apo të lekëve, shantazhit që po i bëj.
Nuk e di nuk e kuptoj si mund të ndihen mirë me veten e tyre kur e dinte që një grua, një vajzë vjen me ty vetëm se po me ty vetëm se je duke e kërcënuar, shantazhuar apo po e detyron e i tregon që ke pushtet, je i fuqishëm e i ke në dorë vendin e punës.
Ti e kupton që ajo nuk do vinte me ty nuk të pëlqen, nuk i pëlqen asgjë te ty dhe ti prap këmbëngul që të përdorësh këto gjërat e tjera. Nuk ta shpif çik vetja? Ju qofshi!”, shprehet Aulona në videon e publikuar./Versus.al







