MAGAZINË /

‘Derisa s’i bën dëm tjetrit…’, Robert Berisha radhit ndërhyrjet në fytyrë

Moderatori, i cili u shpreh se i pëlqen shumë të kujdeset për veten pranoi publikisht edhe ndërhyrjet estetike

Shkruar nga M.H
‘Derisa s’i bën dëm tjetrit…’, Robert Berisha
Robert Berisha

Këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për herë të parë për ndërhyrjet e tij në fytyrë.

Moderatori, i cili u shpreh se i pëlqen shumë të kujdeset për veten pranoi publikisht edhe ndërhyrjet estetike në fytyrë.

Sipas tij për shkak të kohës së gjatë në skenë mund të humbasë edhe shkëlqimi dhe bëhet i nevojshëm korrigjimi i disa gjërave të vogla.

Artisti tregon se ndërhyrja e parë ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe botoksin nuk e lë anash.

'Derisa s’i bën dëm tjetrit çfarë bën ti me trupin tënd… Në krahasim me femrat, meshkujt mund të bëjnë një botoks, ndonjë pastrim fytyre, të mbajnë veten, të të vijë erë e mirë', tha ai.

Berisha theksoi gjithashtu:

Të shkosh në palestër, të dukesh mirë dhe të jesh djalë i mirë. Femrat, gjithmonë duhet të duken bukur dhe i ka hije çdo lloj ndërhyrjeje që bën, derisa nuk del prej vetes.

Rikujtojmë se Robert Berisha po shijon romancën me modelen 23-vjeçare Ana Skrel./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: