Dita më e gjatë të vitit, që zgjat 15 orë e 15 minuta për vitin 2024, nis saktësisht sonte më 20 qershor në orën 22:51. Pikërisht në këtë kohë nis solstici veror, raporton ANSA duke ju referuar Unionit të Astronomëve Amatorë Italianë.
Ky është në fakt, momenti në të cilin Dielli, arrin pozicionin e tij më verior dhe më pas fillon përsëri zbritjen e tij të ngadaltë. Në këtë ditë, Dielli qëndron sipër nesh në horizont për numrin maksimal të orëve, ndërsa nata ka kohëzgjatjen më të shkurtër të vitit.
Solstici vonohet çdo vit me gati 6 orë në krahasim me atë të mëparshmin dhe ridrejtohet "me forcë" çdo katër vjet, siç ndodhi në vitin 2024, që korrespondon me vitet e brishta. Kjo është bërë pikërisht për të shmangur divergjencën progresive të stinëve me kalendarin. Për shkak të këtyre variacioneve, mund të ndodhë që solstici veror të bjerë më 20 ose 21 qershor. Duke qenë se këtë vit fenomeni ndodh në orën 22:51, në vitin 2025 shtimi i vonesës prej 6 orësh do ta shtyjë atë në 21 qershor.







