MAGAZINË /

Ditë klasike për t'iu përkushtuar relaksit/ Paratë, dashuria dhe puna, horoskopi për ditën e sotme sipas Paolo Fox

Parashikimi astrologjike për ditën e sotme, 18 gusht 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Shkruar nga B.SH
Ditë klasike për t'iu përkushtuar relaksit/ Paratë,
Paolo Fox

Dashi

Pasion mes yjesh, Merkuri, Marsi, Jupiteri edhe Hëna sot janë në favorin tuaj. Kjo fazë e vitit është më interesante për çiftet dhe nuk e përjashtoj që tashmë të ketë pasur disa konfirmime; Nuk po them që të gjithë Dashët duhet të jenë domosdoshmërisht të dashuruar, por me një qiell si ky është vërtet e vështirë të qëndrosh i menjanuar ndaj ndjenjave... vetëm kujdes që të mos ketë të tretë dhe xhelozi.

Demi

Kjo është dita klasike për t'iu përkushtuar relaksit. Një personi Demi nuk i pëlqen komplikimet, por më tepër kënaqësitë e jetës si të vishet mirë, të bëjë dashuri, të hajë në vendet e duhura. Por këto ditë, të qëndroni të qetë dhe larg komplikimeve nuk është e lehtë: në këtë ditë duhet të përpiqeni të ndiheni mirë! Edhe emocionet mund të bëhen sërish protagoniste. Për paratë, për punë është një periudhë ngërçi. Më mirë të mbani atë që keni, një përgjigje ligjore ose financiare do të jetë përfundimisht pozitive. Në çdo rast, gushti do të sjellë avantazhe nëse ka ndonjë çështje pezull në të kaluarën. Mbrëmje e qetë.

Binjakët

Ështe e qartë që me një qiell kaq të rëndësishëm, të qendrosh në vend do te ishte gabim, e kam fjalën për dashurinë... kur ke yje të vlefshëm për ndjenjat nuk është se befas mund të realizojmë ëndrra te pamundura; megjithatë, ne mund t'i japim një nxitje ndjesive tona. Ne mund të kuptojmë se me kë është e dobishme të rrimë dhe me kë jo. Nëse historia që po jetoni është e rëndësishme, bëhen plane të mëdha. Yjet janë në favorin tuaj përsa i përket karrierës në javët në vijim.

Gaforrja

Përpiquni të mos i vini në këtë ditë ankthet që ndonjëherë gjallërohen në jetën tuaj, kjo sepse ju jeni një person shumë i ndjeshëm dhe nuk mund të pretendoni se asgjë nuk ka ndodhur. Është një periudhë zgjedhjesh që kanë të bëjnë edhe me dashurinë. Çiftet e forta mund të jenë në ankth për një projekt që nuk mbaron dhe ata që kanë dy afera do të duhet të bëjnë një zgjedhje. Marrëdhëniet që lindin në këtë gjysmë të dytë të gushtit duhet të përjetohen më shumë si një diversion, është një periudhë në të cilën për arsye të parëndësishme mund të diskutohet apo të shqetësohet për ngjarje që i ndryshojnë jetën.

Luani

Sigurisht që në këtë periudhë nuk ju mungon sharmi. Pikërisht për këtë ju ndjeni se ka ardhur koha për të dhënë më të mirën tuaj. Duhet bërë një diskutim tjetër për paratë, siç e dini deri në maj ka pasur yje të pafavorshëm, tani gjërat ndryshojnë, sigurisht varet nga mundësitë bazë, por është e vështirë të mos përjetosh disa mundësi të mira. Nëse dikush ju ka lënë mënjanë, mos u shqetësoni, ai do të rifillojë së shpejti hapat e tij. Megjithatë, priten disa vonesa në këtë ditë që lind me Hënën përballë.

Virgjëresha

Një ditë tjetër e rëndësishme për të menduar për një të ardhme ndryshe. Kujdesuni shumë për çështjet ligjore dhe kontratat, Jupiteri ka nisur një tranzit që prej disa muajsh ju fton të rishikoni edhe angazhimet tuaja në funksion të së ardhmes, marrëveshjet dhe kontratat duhet të përcaktohen me kujdes, çështjet ligjore janë pika e dobët e momentit. Ju gjithashtu mund të hapni një mosmarrëveshje nëse ka një vonesë në një dorëzim, ose dikush zemërohet me ju për arsye absurde. Shpenzimet për një shtëpi në ndërtim, qira ose rinovim. Le të mendojmë për dashurinë, por për dashurinë e vërtetë! Ditët e fundit ka pasur dyshime vetëm në marrëdhëniet që tashmë prej disa kohësh dominoheshin nga keqkuptimet. Shumë preferojnë të jetojnë ndjenjat e tyre dita ditës.

Peshorja

Nëse do të kishte vonesa, tani mund të fillojmë përsëri, siç dëshmohet nga Hëna në aspektin e shkëlqyer. Lërini gjërat të rrëshqasin, ndjesi të reja dhe të këndshme janë në horizont. Një qiell që rimbush për dashurinë. Shumëkush mund të ketë takime të veçanta, aventura... dhe të mos harrojmë që nga data 29 planeti i dashurisë do të jetë në shenjën tuaj. Për çështjet financiare dhe ligjore duhet vëmendje, por vetëm për ngjarjet e ndodhura mes vjeshtës së vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti. Ky qiell fillon të flasë për gjëra të bukura, lajme, vetëbesim më të madh.

Akrepi

Do të ishte mirë që këtë të dielë t'i lini gjërat të rrëshqasin, veçanërisht nëse dikush përpiqet t'ju provokojë. Hëna disonante nuk ka fuqinë për të hedhur në erë lidhjet më të forta, por mund të krijojë konflikte të vogla. E diela e çuditshme për udhëtime. Kujdes nga vonesat. Është e lehtë të humbësh durimin për arsye të parëndësishme. Ju duhet të bëni një përzgjedhje të gjërave dhe njerëzve, duke shmangur çdo humbje kohe.

Shigjetari

Një ditë që fillon mirë, Hëna është e favorshme. Ju do të keni nevojë për një stimul shtesë, në punë, në dashuri. Sidomos ata që janë me pushime do të kenë vënë re një dëshirë të madhe për të zgjeruar rrethin e miqve dhe për të bërë njohje të reja. Në dashuri, në çdo rast, në këtë periudhë është koha për të kuptuar se çfarë po ndodh. Është një qiell i veçantë, madje mund të shkaktojë disa rrëshqitje të vogla. Kini kujdes nëse janë dy histori në lojë

Bricjapi

Shpresoj që dashuria të ketë trokitur tashmë në derën tuaj! Në vendin e punës ju e dini se jeni një fitues, edhe një fillim mund të premtojë mirë për të ardhmen. Venusi i favorshëm është një garanci suksesi. Le të themi se konfirmimet nuk do të mungojnë brenda pak javësh. Mund të jetë argëtuese të shoqërohesh me njerëz të rinj, tani dëshiron të kesh ide të qarta për të ardhmen tënde dhe duke u shoqëruar në mjedise të ndryshme mund të marrësh një ide për atë që dëshiron ose po kërkon. Fazë hënore e shkëlqyer për takime, pasionet nuk mungojnë, lëreni të tërhiqeni nga instinkti dhe lini mënjanë racionalitetin.

Ujori

Me Hënën në shenjën tuaj është normale që të regjistroni pak energji elektrike në ajër... me të vërtetë, ka të ngjarë që mes ditës së sotme dhe nesër të ketë mundësi të humbni durimin. Ajo që është pak më e kompromentuar janë marrëdhëniet romantike që vazhdojnë prej kohësh, ato që përsëriten dhe janë viktima të zakonit. Ata që kanë lindur së fundmi një fëmijë apo janë martuar janë të lodhur sepse përgjegjësitë janë të tepërta. Qëndrimi i dashurisë këto ditë mund të jetë më sfidues sesa të kuptuarit.

Peshqit

Mos u çudisni nëse jo çdo gjë po shkon mirë këto ditë, në realitet ka disa dyshime. Ka edhe nga ata që vuajnë nga pak mungesë oreksi, ndoshta për shkak të tensionit të fortë të akumuluar brenda. Nuk është koha e duhur për të kërkuar shpërblime morale, vlerësimet dhe propozimet do të vijnë në vjeshtë. Ngjarjet e fundit familjare kanë ndryshuar rregullat e lojës dhe kuleta është prekur. Kujdes me shumë fjalë./Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

paolo fox

Poll