
Këngëtarja Vesa Luma reagoi në rrjetin e saj social pas largimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania 5.
Në postimin e bërë ajo shpreh keqardhjen për eleminimin e tij ndërsa shkruan se do donte ta fitonte ai këtë edicion. Sipas saj, e gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për një fitues të tillë për shkak të mesazhit që përçon. Thënë kjo, në formë kritike, Vesa shkruan më tej se mesa duket si shoqëri nuk jemi ende gati për diçka të tillë.
“Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s'jemi ende gati si duket. Gjithsesi një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën, tejkalon çdo gjë"- shkruan ajo.

Mesazhi i saj, u vlerësua nga ndjekësit si reagim tepër emocionues dhe këshillues për vlerat që realisht duhen mbështetur nga shoqëria shqiptare. Versus.al

