MAGAZINË /

Në prag të ndeshjes, media polake: Ish-ylli i Shqipërisë që humbi dy herë me Poloninë i tregon Shqipërisë se si duhet të luajë

Shkruar nga Versus
Në prag të ndeshjes, media polake: Ish-ylli i Shqipërisë
Altin Lala, Robert Lewandowski

Media polake Sportowefakty shkruan se ndërsa Robert Lewandowski përgatitet për një ndeshje vendimtare kundër Shqipërisë, ku do të mbajë një maskë të dizenjuar posaçërisht për të, Altin Lala ka kritikuar moshën e kapitenit polak.

Kjo medie shkruan më tej se Altin Lala , i cili ka luajtur 79 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë , luajti dy herë kundër Polonisë , të dyja ndeshje të cilat skuadra e tij i humbi 1-0 jashtë fushe.

Tani, përpara ndeshjes së së enjtes, ai i tregoi Shqipërisë se si duhet të luajë në programin "Mega Sport", shtom më tej Sportowefakty.

Eksperti beson se shqiptarët janë të aftë të shkaktojnë probleme të konsiderueshme për Bardhekuqtë në gjysmëfinalet e play-off-eve për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Sipas mendimit të tij, skuadra e Sylvinhos duhet të përqendrohet në kundërsulme.

Eksperti beson se shqiptarët janë të aftë të shkaktojnë probleme të konsiderueshme për Bardhekuqtë në gjysmëfinalet e play-off-eve për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Sipas mendimit të tij, skuadra e Sylvinhos duhet të përqendrohet në kundërsulme, vazhdon mw tej media polake.

Lala foli edhe për Robert Lewandowskin .

Ish-lojtari i kombëtares vlerësoi kapitenin e ekipit të drejtuar nga Jan Urban, por kujtoi gjithashtu se sulmuesi me përvojë do të mbushë 38 vjeç në gusht të këtij viti.

"Duhet t’i ngushtojmë zonat dhe t’i mbajmë kundërshtarët larg zonës së penalltisë, sepse Lewandowski është një lojtar i rrezikshëm në zonën e penalltisë. Ai gjithashtu po bëhet gjithnjë e më i vjetër. Shpresoj që falë kundërsulmeve tona, të kemi raste dhe të shënojmë. Duhet të jemi të guximshëm", theksoi ai.

Lala renditi lojtarët që sheh në ekipin e parë për Poloninë: Anis Mehmeti (lojtar i Ipswich Town) dhe Ernest Muçi (aktualisht te Trabzonspor, dhe më parë te Legia Varshavë).

Ndeshja Poloni-Shqipëri do të zhvillohet të enjten në mbrëmje. Ndeshja do të fillojë nga Anthony Taylor në orën 20:45./ Përshtati në shqip Versus.al

 

Poll