
Ashtu siç e lanë brenda në BB, Stenaldo takohet me Luizin pas daljes nga program
Ish-banori Stenaldo Mhilli është takuar me Luiz Ejllin pas daljes së tij nga Big Brother Vip Albania.
Takimin e ka bërë të ditur vetë Stenaldo në një postim në rrjete sociale ku shkruan:
Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt!, duke bërë dhe tag Luizin.
Stenaldo dhe Luizi krijuan një miqësi teksa ky i fundit u rifut sërish në Big Brother Vip.
Dy ish-banorët krijuan miqësi dhe e lanë që kur Stenaldo të dilte të takoheshin sërish.
Stenaldo është shprehur shpesh herë kur ishte pjesë e lojës që i mungonte Luizi duke shtuar se ai bëri që Big Brother-i i tij të ndryshonte.
Dhe ja ku premtimi u mbajt pa kaluar as 24 orë nga dalja e Stenaldos./Versus.al
View this post on Instagram

