
24 marsi shënoi ditëlindjen e ish-presidentit Ilir Meta, një moment që nuk kaloi pa u përmendur nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, gjatë spektaklit të së martës të Big Brother VIP Albania.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se, pavarësisht situatave të kaluara, nuk mund të mohojë vitet e gjata të jetës dhe angazhimit politik që ka ndarë me Metën.
Ajo përfitoi nga rasti për t’i uruar ditëlindjen dhe për të shprehur shpresën për lirimin e tij.
“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe e presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave, unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe luftës politike bashkë me të. Përfitoj nga rasti, t’i uroj ditëlindjen, lirim sa më të shpejtë dhe t’i kthehet jetës politike”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, zhvillimet ligjore ndaj Metës vijojnë.
Të martën, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë, pavarësisht ofertës për një garanci financiare prej 50 mijë eurosh.
Ish-presidenti mbahet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie. Dosja ndaj tij dhe Kryemadhit tashmë është kaluar për gjykim në themel dhe pritet hedhja e shortit./Versus.al

