MAGAZINË /

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila për vajzën e tyre

Pavarësisht mungesës së tij, sulmuesi i Al-Nassr ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm mbështetjeje duke ofruar të mbulojë të gjitha shpenzimet e shkollimit për tre fëmijët e vegjël të Jotës.

Shkruar nga Versus

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila

Ajka, vajza e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku, festoi ditëlindjen e saj të 7-të në një atmosferë të mbushur me dashuri e emocione. Edhe pse prindërit e saj janë të ndarë, të dy treguan se janë të pranishëm në çdo moment të rëndësishëm të jetës së vajzës së tyre.

Mbrëmjen e kaluar, Ajka e festoi ditëlindjen me babain, Bes Kallakun, në një ambient familjar dhe të ngrohtë, ku ishin të pranishëm të afërm dhe miq të ngushtë. Një festë e thjeshtë, por plot dashuri e buzëqeshje mes babait dhe bijës së tij.

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila

Ndërsa mëngjesi i sotëm nisi me emocione të tjera për Ajkën. Nëna e saj, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e surprizoi me një atmosferë të ngrohtë e plot dashuri në shtëpi. Në një video të publikuar në Instagram, Ajka shihet teksa zgjohet dhe përballet me një surprizë të veçantë, ku gjithçka ishte menduar me kujdes – dekor, dhurata dhe shoqet e saj më të ngushta të pranishme për ta bërë ditën edhe më të bukur.

Përveç surprizës, Xhensila ndau me ndjekësit edhe një mesazh emocional për të bijën, që preku zemrat e të gjithë ndjekësve të saj.

“7 vite me ty, Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime!
U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde.
Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje.
Faleminderit, Zot, që solle tek unë engjëllin që më mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit. Gëzuar ditëlindjen, jeta ime!”

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila

Dy festa për Ajkën! Si e organizuan ditëlindjen Besi dhe Xhensila

 

 

 
Poll