
Aktori Julian Deda ka qenë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, veçanërisht pas përfundimit të Big Brother VIP3. Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit një dedikim të veçantë për nënën e tij e cila festoon ditëlindjen sot.
Bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me nënën e tij, artisti i drejtohet duke i thënë “ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë“. E jo vetëm kaq, pasi Juli në këtë dedikim kujton edhe babain e tij të ndjerë, Zef Deda.
Juli shkruan “gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh”.
“Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të paçim sa më gjatë pranë nesh. Gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…!”, ka shkruar aktori i njohur në postimin në fjalë që menjëherë është pëlqyer nga ndjekësit.







