MAGAZINË /

Ekskluzive / 2 vjeçari shqiptar fenomen në futboll, "çmend" rrjetin dhe... Sharon Stone

Kush është 2-vjeçari fenomenal që për 2 muaj i janë parë videot mbi 45 milion herë në Tik Tok dhe Instagram

Shkruar nga Versus
Ekskluzive / 2 vjeçari shqiptar fenomen në futboll,
Luan e Labinot Hasani

Luan Hasani nuk është një fëmijë i lindur me “këmishë”.  Është diçka më shumë se kaq… Ai në fakt duket se ka lindur me top, po po e lexuat shumë mirë me top.

Është vetëm 26 muaj dhe fëmija që ende nuk flet qartë, por rrokëzon hareshëm nëper shtëpi, fjalën që ka thënë më shumë në jetë me siguri është “GOOOL”

Luan Hasani, është një bebe prodigy, i lindur për të qenë yll futbolli. Ai ka lindur me yllin e talentit në ballë dhe duket se asgjë nuk do e pengojë të ardhmen e tij të shkëlqyer. Historia e tij nuk ngjan ndoshta akoma me atë të Messit apo Cristiano Ronaldo, por talenti duket frikshëm si i tyre…

Fenomeni LUAN

Brenda pak kohësh që kur babai i Luanit, Labinot Hasani, vendosi që të ndajë në rrjetet sociale videot e 2-vjeçarit, të gjithë u çmenden për vogëlushin që gjuan topin e futbollit në përfeksion drejt rrjetës dhe që në shumicën e rasteve bën dhe “akrobaci” për një moshë më të rritur.  

Labinot Hasani, për Versus.al ka rrëfyer famën e papritur të të biri.

“Po shpërthen posta elektronike, nuk e prisja kurrë këtë sukses e dashuri”

Ai rrëfeu se hapi për herë të parë një adresë në Tik Tok për të postuar videot e të birit para 2 muajsh. Dhe në diçka më shumë se 60 ditë, videot e Luan Hasanit janë parë mbi 45 milion herë dhe janë shpërndarë me qindra mijëra herë kudo nëpër botë.

Ekskluzive / 2 vjeçari shqiptar fenomen në futboll,

Ndërsa dy javë më parë Labinoti i ka hapur dhe një faqe instagrami për të birin. 19 videot e postuara kanë marrë mbi 3 milion shikime dhe kanë rrëmbyer qindra mijëra zemra fansash tashmë të Luanit dhe mes atyre dhe atë të divës amerikane të kinematografisë Sharon Stone.

Ekskluzive / 2 vjeçari shqiptar fenomen në futboll,

Po, po e lexuat shumë mirë. Vetë Sharon ka komentuar në videon më virale të Luanit të vogël, duke çuditur e gëzuar fort prindërit dhe mbi 30 mijë ndjekësit e Luanit në Tik Tok e Instagram

Por si nisi…?

Dardha bie nën dardhë, thotë populli. Vite më parë babai i Luanit, Labinot Hasani, ka luajtur vetë futboll. E ka nisur si amator, por ka arritur që për aq kohë sa është marrë me futboll të luaj deri në ligën e katërt gjermane dhe të zhvillojë disa ndeshje për të të rëndësishme deri në 2016, kohë kur ai ju përkushtua totalisht familjes së re që kishte krijuar.

 


Për rreth 7 vite, Labinoti dhe bashkëshortja e tij priten me dashuri e ankth ardhjen e fëmijës së tyre të parë. Kur u gëzuan me lajmin se do të bëheshin prindër, Labinoti, i kishte gjetur ndërkohë dhe emrin bebes, kësisoj i biri e pa dritën e diellit me emër.

I emocionuar ai tregon për Versus.al se e quajtur djalin Luan i frymëzuar nga dashuria për boksierin e madh shqiptar Luan Krasniqi. Ndeshjet e tij ai i ka ndjekur githmonë me aq shumë emocione, sa vetëm e qara e parë e të birit, ditën kur u bë baba ja kaloi për Labinotin emocioneve që boksieri madh i kishte dhënë në ring fansit të tij të zjarrtë.

Ekskluzive / 2 vjeçari shqiptar fenomen në futboll,

Familja Hasani është larguar nga Kosova në 1991 drejt Gjermanisë, ku kanë ndertuar jetën e tyre të dytë jashtë atdheut. Labinoti atje ka shkuar fëmijë, por shqiptaria e gjaku i rrjedhin fort në deje, aq sa kur nis e flet për atdheun i gufohet zemra dhe i dridhet lehtë zëri.

Labinoti kujton se i biri ka qenë ende pa u ngritur të ecte, kur ai i ka hedhur topin e parë para këmbëve dhe biri ka filluar të lodrojë.


“Kur im bir ka nisur të ecë, ai ka patur topin para këmbëve dhe nuk e ka hequr më për asnjë ditë. Sapo kthehem nga puna e përditshme, pasditja është koha e Luanit. Tim biri i jap kohë e dashni e bashkë me to shpresoj dhe të ardhme e kujtime,”- thotë mençurisht Labinoti për Versus.al.

Babai i vogëlushit merret me stërvitjen “intensive” të talentit të mrekullueshëm që i ka pushtuar shtëpinë dhe zemrën. Në shtëpinë e tyre nuk numërohen më topat e blerë për Luanin, i cili nuk di të ndalojë para topit dhe merr çdo komandë në mënyrë perfekte gjatë stërvitjes që i bën i ati.

Babë e bir duket se janë të bekuar me njëri-tjetrin dhe që tani ndajnë një pasion të çmendur… Babai me vetëdijën e prindit e di që ka rrugë të gjatë përpara, por asnjë nuk ja heq dot nga mendja se i biri mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri, i cili talentin e lindur e mbruajti edhe me shumë punë, vullnet. Ashtu qoftë! Mbretërofsh në futboll Luan!   

Poll