
Ervin Gjadri, djali i inxhinierit të njohur Egon Gjadri gjatë një interviste për Dritare Tv me Rudina Xhungën bëri një deklaratë të fortë lidhur me Kaskadën e lumit Drin gjatë viteve kur Berisha ishte kryeministër.
Sipas Gjadrit, pas shitjes së hidrocentraleve të Bistricës dhe Shkopetit, u bënë përpjekje që të shitej edhe Kaskada e Drinit.
“Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare”- u shpreh Gjadri mes të tjerash. Versus.al

