POLITIKË /

Salianji shpërthen nga Korça: “Unë bëra burg, të tjerët morën leje ndërtimi, tendera dhe para”

Ish-deputeti i PD sulmon drejtimin e partisë: “Si mund të quhemi problem ne që e kemi mundur Ramën, e jo ata që ai i dërrmon prej 2013-s?”

Shkruar nga Versus

Salianji shpërthen nga Korça: “Unë bëra burg,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar ndjeshëm tonet gjatë një takimi në Korçë, duke sulmuar drejtimin aktual të PD-së dhe duke theksuar se ai personalisht ka paguar kosto të rënda në përballjen me qeverinë e Edi Ramës.

Salianji deklaroi se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike, ai ka përfunduar në burg si pasojë e betejës së tij politike, ndërsa të tjerë, sipas tij, kanë përfituar leje ndërtimi, tendera dhe pasuri.

“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para”, u shpreh Salianji.
Ai e cilësoi të padrejtë që ai dhe demokratët që, sipas tij, e kanë mundur Edi Ramën në përballje direkte, të konsiderohen si problem për Partinë Demokratike, ndërsa drejtues të tjerë janë mundur vazhdimisht në zgjedhje që prej vitit 2013.

“Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej vitit 2013?”-, theksoi ai.
Në përmbyllje, Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka ende forcën për t’u ringritur, për të bashkuar demokratët e pakënaqur dhe për të hapur rrugën e ndryshimit, duke nënvizuar se prania e qytetarëve në sallë është dëshmi se ende ka demokratë që nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë, sipas tij, poshtërimin politik.

Poll