MAGAZINË /

Elbasani shkatërron Tiranën në “Arenën Kombëtare” dhe rikthehet fuqishëm në garë për kreun

Shkruar nga Versus

Elbasani shkatërron Tiranën në “Arenën

Skuadra e Elbasanit ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Arenën Kombëtare”, duke mposhtur Tiranën me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke u rikthyer mes skuadrave pretendente për kreun e Kategorisë Superiore.

Verdheblutë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke dominuar ritmin dhe duke shënuar dy gola në fundin e pjesës së parë me Tsage në minutat 38’ dhe 43’. Tirana u përpoq të reagonte në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtonte diferencën me Tabekun në minutën e 65’, duke rikthyer shpresën për “bardheblutë”.

Megjithatë, minutat shtesë ishin një makth për skuadrën kryeqytetase. Elbasani goditi dy herë në kundërsulm — fillimisht me Ze Gomes në minutën e 90+2’, e më pas me Diallon në minutën e 90+6’, duke vulosur një fitore bindëse dhe tre pikë të arta në transfertë.

 

 

Poll