Fitorja e Zvicrës dhe eliminimi i Italisë nga Euro 2024 ka sjellë dhe një shpërthim mërie nga tifozët italianë kundër trajnierit Spaleti dhe disa prej lojtarëve.
“Kthehemi në shtëpi dhe në rrjetet sociale ka shumë mesazhe kundër trajnerit Luciano Spalletti, por nuk mungojnë kritikat ndaj individëve si për shembull Di Lorenzo.
“Konfuzioni i Spalletit mbretëron dorë për dore me maturinë”, shkruan dikush, i cili më pas shton: “Më shumë se futboll proaktiv”.
Të gjithë kundër trajnerit: "Spalletti dhe stafi i tij teknik nuk kanë kuptuar kurrë asgjë për këtë kombëtare. Një nga faqet më të shëmtuara ndonjëherë".
Të tjerë shtojnë: “Gjithsesi Spalletti e ka trajtuar në mënyrën më të keqe këtë eksperiencë në kombëtare, nuk kemi luajtur si ekip, asgjë nuk ma heq dot nga koka se nuk ka as më të voglën marrëdhënie njerëzore”.
Duke folur për kapitenin e Napolit, dikush thekson: “Di Lorenzo u anashkalua praktikisht nga çdo lojtar në këtë kampionat europian”.
Të tjerët nuk ishin në gjendje të shpjegonin pse "Di Lorenzo ishte jashtë gjendjes mendore dhe fizike për katër ndeshje dhe vazhdoi të ishte titullar".







