MAGAZINË /

Emina Cunmulaj rihap" "plagën" e vjetër: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka…

Modelja shqiptare hap zemrën në një transmetim live dhe ndan të vërtetat e pathëna të jetës së saj

Shkruar nga Versus

Emina Cunmulaj rihap" "plagën" e vjetër:

Në një rrëfim të sinqertë dhe të mbushur me emocione të forta, modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj, ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve të saj në një live në TikTok, ku për herë të parë ka folur hapur për disa nga përvojat më të dhimbshme dhe më personale të jetës së saj.

Emina rrëfeu se ka kaluar një martesë të parë të trazuar, e cila i ka lënë gjurmë të thella, por edhe një forcë të re për të ecur përpara.

“Kam qenë e martuar me një shqiptar… më ka thyer qafën! Por kur nuk shkon, nuk shkon more vëlla,” – tha modelja me një buzëqeshje të hidhur...

Modelja nuk u ndal me kaq. Ajo e përshkroi këtë periudhë si një luftë për stabilitet dhe respekt, të cilat mungonin në atë marrëdhënie. Ishte një kohë kur ajo ndjeu se po humbiste veten, por që në fakt i hapi sytë për atë çfarë vërtet ka rëndësi në jetë: dinjiteti, dashuria dhe shëndeti mendor.

Ndër momentet më të ndjera të rrëfimit ishte ai kur Emina foli për rrugëtimin e saj drejt mëmësisë përmes fertilizimit in vitro (IVF). Ishte një vendim i guximshëm, por i nevojshëm për të përmbushur ëndrrën e saj më të madhe: të bëhej nënë.

“IVF nuk është turp. Më dha mundësinë të sjell në jetë djalin tim. Ishte një rrugë e vështirë, por e planifikuar dhe e bekuar.”

Poll