MAGAZINË /

EURO 2024 / Ukrainës nuk i ndahet "lufta", fiton ndaj Sllovakisë

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Ukrainën që barazon në renditjen e Grupit E, pikërisht Sllovakinë.

Shkruar nga a.b.

EURO 2024 / Ukrainës nuk i ndahet "lufta", fiton ndaj

Ka përfunduar më fitoren e Ukrainës që arriti me përmbysje të triumfojë 2-1, përballë Sllovakisë. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Ukrainën që barazon në renditjen e Grupit E, pikërisht Sllovakinë.

Nga ana e saj, Sllovakia u tregua më lartë, përgjatë pjesës së pare, madje arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 17-të me anë të sulmuesit Schranz.

EURO 2024 / Ukrainës nuk i ndahet "lufta", fiton ndaj
Por në pjesën e dytë, kombëtarja e Rebrov nuk u dorëzua, por përkundrazi dha gjithçka, për të kthyer rezultatin.

Golat e Shaparenkos në minutën e 54-të dhe Yaremchuk në minutën e 80-të, i dhanë suksesin e pare në këtë evropian ukrainasve, që zhgënjyen në sfidën e pare, përballë Rumanisë.

EURO 2024 / Ukrainës nuk i ndahet "lufta", fiton ndaj
Sfida tjetër për këtë grup, do të luhet të shtunën, date 22 Qershor, mes Belgjikës dhe Rumanisë.

 

Poll