
Reperja e njohur Loredana Zefi ka lançuar ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me reperen Tayna, por siç vihej re lehtësisht teksti ishte paksa thumbues.
Dihet tashmë që Mozzik, ish-partneri i Loredanës me të cilin ka edhe një vajzë, është në një lidhje romantike me Lotina Harizin, të cilën nuk e ka lënë pa përfshirë në këngën e saj të re.
Në disa copëza të tekstit kuptohet mjaft qartë që kënga është një ‘diss’ drejtuar Mozzik dhe partneres së tij, Lotinës.
“Fanse e kom pas kush tash ty t’pëlqejka”, thotë Loredana në një frazë nga ku bëhet menjherë lidhja me Lotinën, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Gjithashtu goditëse është edhe në një frazë tjetër për sa i përket veshjes së Mozzik dhe jo vetëm.
“Stilin që e vesh prej meje i ki, femnat që i nxen prej meje i ki!”
/ Versus.al







