Armando Broja nuk do të jetë i disponueshëm për Evertonin në ndeshjen e radhës së Premier League, kur klubi anglez përballet me Chelsea, të dielën më 22 dhjetor.
Shkak është bërë fakti që londinezët zotërojnë kartonin e Brojës, dhe për këtë arsye në Angli, nuk lejohet që sulmuesi shqiptar të aktivizohet. Është vetë rregulli i Premier League, që ndalon aktivizimin e lojtarëve të huazuar.
Kujtojmë se Evertoni afroi 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare në shtator. Dhe pse ishte i dëmtuar, Broja u huazua me shpresën për të dhënë kontributin e tij pas rikuperimit. Në dy ndeshjet e fundit mori minuta, që i mjaftuan për të treguar disa prej aftësive të tij në repartin ofensiv. Për këtë nuk do të ishte çudi që Sean Dyce ta preferonte nga minuta e parë, që nga takimi i radhës.
Ky vit nuk mbyllet këtu për Brojën, që gjithsesi do të ketë në dispozicion dy ndeshje të tjera nga elita angleze për të treguar veten.







