
Artisti i njohur Flori Mumajesi, i cili i ka munguar shumë syrit të publikut kohëve të fundit ka bërë një dalje mbrëmjen e djeshme.
Në një foto të postuar nga miqtë e tij ai duket i buzëqeshur, teksa po festonin një ditëlindje të një prej njerëzve të afërt.
Flori shfaqet duke kaluar momente të bukura pranë shoqërisë së tij, pas shumë kohësh mungesa në rrjet.
Mirëpo përveç kësaj fansat janë shumë të interesuar se kur do jetë rikthimi i artistit në skenën muzikore dhe jo vetëm.
Për këtë me sa duket duhet të presim edhe ca kohë.
Aludime të shumta janë bërë për largimin e tij nga sfera publike, por nuk ka patur asnjë reagim nga vetë kantautori i njohur.
Flori Mumajesi kishte dhe përvjetorin e tij të 42-të para pak ditësh, por siç mund edhe të parashikohet, privatësia është ruajtur në maksimum.
/ Versus.al







