MAGAZINË /

FOTO/ Në Turqi nuk njohin limite, babai i futbollistit kërcënon Rei Manaj: Do të takohemi

Shkruar nga Versus

FOTO/ Në Turqi nuk njohin limite, babai i futbollistit kërcënon

Rei Manaj nga dje është kthyer në kryefjalë për futbollin turk. Futbollisti shqiptar shkaktoi dëmtimin e Barish Alper Jillmaz, ndërsa Sivaspor përballej me Gallatasarain.

Një pjesë e madhe e komunitetit të futbollit në Turqi e konsideroi faullin e Manajt me dashje, për të dëmtuar lojtarin e Gallatasarait dhe përfaqësueses turke.

Mediat në Turqi e kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen, që ka bërë bujë. Dhe çfarë bie në sy është një mesazh i koduar nga babi i Barish Alper Jillmaz.

“Dua të takoj dhe padyshim që do takohemi. Dua shumë që të takoj. Të dua”, shkruan i ati i futbollistit të Gallatasarit.

Federata turke ka hapur një hetim për mungesën e kartonit të kuq ndaj Manaj. Sulmuesi shqiptar dhe pse ka deklaruar se asgjë nuk ka qenë me dashje, sërish ka mbetur në qendër të kritikave.

FOTO/ Në Turqi nuk njohin limite, babai i futbollistit kërcënon

Poll