MAGAZINË /

FOTO+VIDEO virale/ Erling Haaland suprizon Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane, takim i ngrohtë mes yjesh

Sulmuesi i Manchester City u pa duke biseduar me Ronaldon në selinë e skuadrës saudite ku të dyja skuadrat po përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Shkruar nga Versus

FOTO+VIDEO virale/ Erling Haaland suprizon Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane,

Ylli i Manchester City, Erling Haaland është takuar me Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane teksa sulmuesi ishte në një viiztë në kampin stërvitor parasezonal të Al-Nassr.

Sulmuesi i Manchester City u pa duke biseduar me Ronaldon në selinë e skuadrës saudite ku të dyja skuadrat po përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Al-Nassr postoi gjithashtu një video të Haaland duke folur me yllin e Senegalit Sadio Mane dhe drejtorin sportiv të klubit, Fernando Hierro.

Ish-sulmuesi i Liverpool-it diskutoi me fenomenin e Manchester City për orarin e skuadrës, me nënkampionët e Pro Ligës për përgatitjet për në Superkupën e Arabisë Saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي النصر السعودي (@alnassr)

City ka luajtur të gjitha miqësoret e tyre para-sezonale pasi nisi një turne në Shtetet e Bashkuara.

Kampionët në fuqi të Premier League do të luajnë ndeshjen e tyre të parë konkurruese të sezonit të ri, kur do të përballen me Manchester United në Community Shield këtë fundjavë.

Pasi shënoi 27 gola për të ndihmuar Cityn në titullin e Premier League sezonin e kaluar, Haaland do të shpresojë të përmirësojë këtë shifër në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Pep Guardiolës do të fillojë sezonin e ri të ligës me një ndeshje jashtë fushe kundër Chelseat më 18 gusht.

 

Poll