
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin uruguaian pasi mbrojtësi i skuadrës Nacional ka ndërruar jetë në spital disa ditë pasi u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës.
Juan Izquierdo, 27 vjeç, u rrëzua në fushë 5 ditë më parë gjatë ndeshjes kundër ekipit të Sao Paulos në kompeticionin e Copa Libertadores. Klubi urugaian ka konfirmuar se i riu pësoi sulm në zemër të cilit nuk mundi t’i mbijetonte.
“Me dhimbjen më të thellë në zemrat tona, ne jemi të tronditur nga vdekja e lojtarit të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur. Nacional vajton një humbje të pariparueshme. Juan, do të jesh me ne përgjithmonë”, ka shkruar faqja zyrtare e Nacional. Versus.al







