MAGAZINË /

Geraldina feston sot ditëlindjen, dedikimi prekës i mami Elias

Në postimin e saj, Elia shprehet mirënjohëse për bekimin që Geraldine i sjell çdo ditë, duke e quajtur “dielli i jetës” së saj.

Shkruar nga Versus

Geraldina feston sot ditëlindjen, dedikimi prekës i mami Elias

Vogëlushja Geraldinë sot feston ditëlindjen e saj të katërt dhe mami Elia Zaharia ka ndarë një moment shumë të vecantë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Në postimin e saj, Elia shprehet mirënjohëse për bekimin që Geraldine i sjell çdo ditë, duke e quajtur “dielli i jetës” së saj. Ajo lutet për shëndetin dhe lumturinë e saj, duke i uruar një zemër të bardhë dhe një buzëqeshje që ndriçon të gjithë ata që e kanë pranë.

Postimi i plotë i Elia Zaharia Zogu:

“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falënderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes… Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të buroje kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty, Geraldine!”/Versus.al

 

 

Poll