Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë të fortë.
Gerta reagoi fort ndaj akuzave të Livias, duke i përmendur kësaj të fundit paraqitjen në Përputhen dhe lidhjen me Mevlanin.
Gerta Gixhari: Tjetri është i martuar dhe ka gruan në shtëpi, ndërkohë që ti ke dalë dhe ke bërë deklarata të tilla.
Kjo vjen pas një deklarate të bërë nga Livia, disa muaj më parë ku akuzon Mevlan Shabën, ish-partnerin e saj, se ka qenë me të në shtrat ndërkohë që gruaja e tij shtatzënë e ka telefonuar.







