Një penallti e realizuar nga Haverc në minutën e 45 çon në rezultatin 3-0 sfiden e parë të Euro 2024
Dy gola per 18 minuta. 9 minuta i ka rezistuar Skocia presionit të Gjermanisë në ndëshjen e parë të Euro 2024.
Florian Virc lëshon një “predhë” rrafsh me tokën duke e bërë të pamundur për portierin Gun që ta ndalojë topin. Në minutën e 18 Musiala ka tronditur serisht portën skoceze. Dyluftime të shumta në mesfushë, ka patur që në nisje të kësaj përballje, por panzerat po shkëlqejnë në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE
GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Haverc | Trajner: Julian Nagelsman
SKOCIA (3-4-3): Gun; Hendri, Porteson, Tierni; Ralston, MekGregor, MekTomini, Robertson; MekGin, Adams, Krisi | Trajner: Stiv Klark







