MAGAZINË /

Gjesti që preku botën e futbollit: Ja ç'bëri Liverpool me kontratën e Diogo Jotës pas vdekjes tragjike

Sipas të dhënave nga platforma Capology, kontrata e Jota-s kishte një vlerë të përgjithshme bruto prej 21.84 milionë paund për periudhën 2025–2027, që përkthehet në rreth 7.28 milionë paund në vit. Këto të ardhura do t’i kalojnë tani të afërmve të tij, si një mënyrë për të siguruar vazhdimësinë ekonomike pas kësaj humbjeje të pazëvendësueshme.

Shkruar nga Versus

Gjesti që preku botën e futbollit: Ja ç'bëri

Liverpool FC ka treguar një akt të jashtëzakonshëm humaniteti, duke vendosur të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht më 3 korrik në një aksident automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva.

Lajmi është konfirmuar nga mediat portugeze, të cilat raportojnë se klubi anglez ka marrë vendimin që, përtej çdo detyrimi formal, të respektojë marrëveshjen që do të përfundonte në qershor 2027, duke garantuar kështu një mbështetje të plotë financiare për familjen e lojtarit.

Sipas të dhënave nga platforma Capology, kontrata e Jota-s kishte një vlerë të përgjithshme bruto prej 21.84 milionë paund për periudhën 2025–2027, që përkthehet në rreth 7.28 milionë paund në vit. Këto të ardhura do t’i kalojnë tani të afërmve të tij, si një mënyrë për të siguruar vazhdimësinë ekonomike pas kësaj humbjeje të pazëvendësueshme.

Gjesti që preku botën e futbollit: Ja ç'bëri

Në një kohë kur futbolli shpesh perceptohet si biznes, ky gjest vërteton se emocionet, respekti dhe kujdesi për individin nuk kanë "vdekur".

Klubi nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, por zërat që vijnë nga brenda Anfield-it flasin për një vendim unanim dhe të padiskutueshëm, i mbështetur si nga drejtuesit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët e Jota-s, të cilët janë ende të tronditur nga lajmi i trishtë.

Poll