Ish-banorja e Big Brother VIP Heidi Baci ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie.
Gjatë një interviste televizive, Heidi Baçi ka deklaruar se beson tek dashuria dhe se është shumë e lumtur.
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”, u shpreh Heidi.
E pyetur gjithashtu nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga eksperienca e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Heidi u përgjigj:
“Do të lija veten e lirë, nuk do të ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje.”
Gjatë qëndrimit në Big Brother, Heidi krijoi një lidhje me aktorin Romeo Veshaj, një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut.
Lidhja e tyre përfundoi pak muaj pasi çifti doli nga Big Brother Vip.
