Live Updates /

Protestë jashtë Kuvendit për pr/ligjin e gjinive, debate edhe në sallë! Berisha: Shkatërron familjen, Balla: Sulmove ambasadorin e BE

*Kuvendi është përfshirë sot nga debatet lidhur me rendin e ditës në seancë pasi demokratët kërkuan që projektligji për gjinitë të diskutohej në fillim dhe jo në mesnatë kur qytetarët nuk janë zgjuar. *Para nisjes së seancës pati një protestë jashtë Kuvendit nga aktivistët pro familjes ku ishin të pranishëm edhe pastori Akil Pano dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve fetare të cilët shprehën kundërshtinë e tyre ndaj këtij projektligji që sipas tyre shkatërron traditën dhe familjen shqiptare. *Protestës iu bashkua edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili foli edhe para mediave duke e cilësuar projektligjin si një agjendë të Sorosit që ka për synim shpërbërjen e familjes shqiptare. Debati u zhvendos edhe në Kuvend, ku Berisha u bëri thirrje deputetëve të mos e votonin, ndërsa ambasadorit të BE-së Silvio Gonzatos i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE-së që e urdhëronte një ligj të tillë. *Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideroi këtë si një sulm ndaj ambasadorit dhe kërkoi që të merren masa ndaj Berishës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi është përfshirë sot nga debatet lidhur me rendin e ditës në seancë pasi demokratët kërkuan që projektligji për gjinitë të diskutohej në fillim dhe jo në mesnatë kur qytetarët nuk janë zgjuar. *Para nisjes së seancës pati një protestë jashtë Kuvendit nga aktivistët pro familjes ku ishin të pranishëm edhe pastori Akil Pano dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve fetare të cilët shprehën kundërshtinë e tyre ndaj këtij projektligji që sipas tyre shkatërron traditën dhe familjen shqiptare. *Protestës iu bashkua edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili foli edhe para mediave duke e cilësuar projektligjin si një agjendë të Sorosit që ka për synim shpërbërjen e familjes shqiptare. Debati u zhvendos edhe në Kuvend, ku Berisha u bëri thirrje deputetëve të mos e votonin, ndërsa ambasadorit të BE-së Silvio Gonzatos i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE-së që e urdhëronte një ligj të tillë. *Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideroi këtë si një sulm ndaj ambasadorit dhe kërkoi që të merren masa ndaj Berishës.

4 Postime
2 ORE ME PARE

“Gonzato ka orientimin e tij, nuk ndryshojmë shoqërinë”, Balla pas deklaratës së Berishës: Sulm ndaj ambasadorit të BE

Protestë jashtë Kuvendit për pr/ligjin e gjinive, debate edhe

Kryedemokrati Sali Berisha foli edhe në Kuvend për projektligjin për barazinë gjinore, për të cilin u zhvillua edhe një protestë jashtë sallës nga aktivistë pro familjes. Gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe ambasadorin e BE-së të cilit i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE që e kërkon miratimin e një projektligji të tillë, ndërsa përmendi përciptazi edhe orientimin e tij seksual duke thënë se nuk e paragjykon, por nuk mundet t’u imponohet shqiptarëve.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla menjëherë doli në foltore dhe tha se do të merren masa ndaj Berishës për sulmin që bëri ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.

"Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh kundër ambasadorëve të SHBA dhe kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike, bie ndesh me parimet e konventës së Vjenës. BE mbetet partneri më i rëndësishëm se Shqipëria brenda 2030-ës do jetë anëtarë e BE.

Sa i përket këtij sulmi sot, ne do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti të japë shpjegime, por edhe Kuvendi të ndalë sulmet. SHBA-të e kanë thënë se një prej arsyeve të shpalljes non-grata të Shqipërisë janë sulmet kundër ambasadorëve”- tha Balla.

Berisha mori sërish fjalën për të sqaruar se në asnjë moment nuk ka fyer ambasadorin, por i ka kërkuar atij të argumentojë thirrjen për të votuar këtë projektligj të barazisë gjinore.

“Hedh poshtë me përçmim trllimin e parafolësit sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe nuk fyej asnjë ambasador apo përfaqësues të huaj. Por i kam kërkuar zotërisë së tij t’u paraqesë shqiptarëve cila direktivë europiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë, por dua më shumë kombin dhe vendin tim”- tha Berisha. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Nuk mund t’i imponohesh traditës shqiptare”, Berisha-ambasadorit të BE: Ligji për gjinitë, shkatërron familjen

Protestë jashtë Kuvendit për pr/ligjin e gjinive, debate edhe

Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës që mbahej jashtë Kuvendit nga qindra aktivistë pro familjes të cilët kërkojnë nga deputetët që të mos e votojnë ligjin për barazinë gjinore që hidhet sot për votim.

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e tij, Berisha tha se ky projektligj synon të shkatërrojë qelizën e familjes shqiptare dhe të shtojë përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Duke iu përgjigjur edhe ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos, Berisha tha se ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë.

“Ambasadorit të BE I them kaq, ne respektojmë orientimin seksual të secilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare të gjinisë së gjerë, edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me të me jetën personale. Ligji nuk ka asgjë të përbashkët me ne. le t’u thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Janë 22 vende të Bashkimit Europian që nuk kanë një ligj të tillë”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Shpërbën të ardhmen”, protestë jashtë Kuvendit, pastori: Projektligji për gjinitë, kancer shkatërrues për Shqipërinë

Protestë jashtë Kuvendit për pr/ligjin e gjinive, debate edhe

Qindra persona janë mbledhur në protestë jashtë Kuvendit ndërkohë që në seancë pritet të votohet projektligji për barazinë gjinore. Gjatë fjalës së tij, pastori Akil Pano e cilësoi këtë projektligj si shkatërrimtar dhe të panevojshëm për vendin. Ai tha se projektligji është sjellë nga Sorosi për shkatërrimin e mëtejshëm të familjes shqiptare, ndërsa u bëri thirrje edhe deputetëve të PS të heqin dorë nga ky votim.

“Gjoba nga 1 milionë e gjysmë lekë të vjetra deri në burgime. Të gjitha këto vijnë nga ministria e anti shëndetit që e quan veten ministria e Shëndetësisë, por nuk është në gjendje të kurojë gratë e sëmuara me kancer tek Onkologjiku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë për t’I bërë ballë fagmës që kërkon të shkatërrojë, thelbin tonë, familjen, trashëgiminë, traditëve të sotmen dhe të nesërmen. I drejtohem kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës duke i thënë: Taulant hiq dorë, ky nuk është ligj për shqiptarët, është trup i huaj, projektligj i Sorosit dhe kancer që kërkon të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë”- tha Pastori.

Protestës jashtë Kuvendit iu bashkua edhe Berisha i cili njëjtë si pastori e cilësoi këtë një mashtrim të Sorosit për të imponuar një tirani ideologjike dhe antifamilje. Versus.al

5 ORE ME PARE

Nga projektligji për barazinë gjinore tek debatet për zhvillimet politike! Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Protestë jashtë Kuvendit për pr/ligjin e gjinive, debate edhe

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për seancën plenare të radhës e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë raportimet e disa prej institucioneve mbi veprimtarinë në 2024-ën si dhe projektligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të komisionit rregullator në KQZ, e cila nuk u ralizua në seancën e kaluar pasi opozita braktisi sallën.

Shkak për bojkotin e kuvendit u bë fakti që mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, për Charles McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë sot priten debate mbi zhvillimet e fundit politike. Por edhe për projektligjin e barazisë gjinore, për të cilin pavarësisht se mazhoranca tërhoqi konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë duke njohur vetëm burrë e grua, sërish pati kundërshti nga demokratët të cilët pretendojnë se me këtë projektligj socialistët kërkojnë të zbatojnë në Shqipëri agjendën e Sorosit për çorientimin e popullsisë nëpërmjet njohjes së disa gjinive. Versus.al

Poll