
Debatet në Big Brother VIP 5 sa vijnë e shtohen me banorët të cilët janë nën presion për nominimet e javës së fundit. Një moment tensionues është shënuar mes Mateo Borrit dhe këngëtarit Artan Kola.
Mes tyre janë përdorur fjalë të rënda, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihet momenti kur Mateo i afrohet Tanit dhe bën deklaratën që ka shkaktuar reagime të shumta.
Në kulmin e debatit, Mateo i thotë Tanit: “Ishallah ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde. Jam i sigurt se nuk do bësh asgjë se je mashkull frikacak, je ordiner pa karakter që në rrugë do ulje kokën dhe do bëje sikur nuk ke dëgjuar gjë".
Kjo deklaratë ka tronditur të gjithë marrë parasysh se është e ndaluar të përfshihen gjëra nga jashtë, e veçanërisht familjarët gjë që në këtë format po përsëritet shpesh edhe me banorë të tjerë.
Shumë prej ndjekësve të formatit kritikuan gjuhën e përdorur nga Mateo, duke vënë në dukje se përfshirja e familjarëve është e papranueshme. Versus.al

